“Ti Hashim e shpalle Republikën e Kosovës pa ndarjen nga Serbia, shpalle Republikë në territor të Serbisë”!

Politika

“Ti Hashim e shpalle Republikën e Kosovës pa ndarjen nga Serbia, shpalle Republikë në territor të Serbisë”!

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 13:56
Hashim Thaçi

Murat Jashari thotë se KFOR-i, UNMIK-u, EULEX-i dhe BE-ja e thirrin si vi administrative kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Jashari në pyetjet drejtuar Hashim Thaçit thotë se deri tash i pamë punët e tij në interes të Serbisë, ku jep edhe disa fakte për këtë.

“Serbët propozuan autonomin në Rambuje. Ti Hashim pranove autonomin në Rambuje. Serbët propozuan një qeveri të përkohshme për Autonomin e Kosovës. Ti Hashim bëre Qeverinë e Përkohshme në Rambuje. Serbët propozuan një kornizë kushtetuese për mes të UNMIK-ut. Ti Hashim pranove kornizën kushtetuese. (në kuadër të rezolutës 1244 dhe kushtetutës serbe). Serbia shpalli referendum për mbetjen e Kosovës në Serbi. Ti nuk shpalle referendum për Kosovën. Serbia shpalli në referendum mos ndarjen e Kosovës nga Serbia. Ti Hashim shpalle Republikën e Kosovës pa ndarjen nga Serbia. Ti Hashim në shpallje nuk kërkove ndarjen, çudi!!! Shpalljen e bëre me parlament, e jo me referendum si Serbia. Shpalle Republikë në territor të Serbisë. Ti Hashim në Kushtetutë e fute rezolutën 1244. Ti Hashim në Kushtetutë e fute Aktin Final të Helsinkit. SHBA kërkuan që të lobojsh. Ti Hashim nuk lobove”, pyet vëllai i Ismetit, komandant “Kumanovës”, Hashim Thaçin.

Jashari thotë se, Hashim Thaçi ka punuar për ta ndarë Veriun.

“Për të vazhduar inventarin të gjatë të bashkëpunimit të juaj me Serbinë marrë shembullin të negociatores tënde Edita Tahiri.  Janë shumë fakte se Qeveria jote Hashim ka lejuar që asetet e KEK-ut të transmetimit të konsiderohen te Serbisë. Edita Tahiri në pamundësi të kundërshtoj, pranon që Serbia ka sovranitet mbi Kosovën në Telekomunikacion dhe Energji, apo jo???? Edita Tahiri pranon se Telekomunikacioni dhe Energjia është nën sovranitetin e Serbisë me punën tende”, pyet tutje Jashari.

Ja vazhdimi i radhës:

1351. Jeremiqi shumë i kënaqur thotë: «çdo gjë është realizuar në bazë të interesave të Serbisë sipas kushtetutës Serbisë dhe Rezolutës 1244»! (25 shkurt 2012)

1352. Kjo a është tradhti zotëri Thaçi?

1353. Daniel Server a e kualifikon kufirin Kosovë/Serbi si pikë kalim administrativë? (15/01/2012)

1354. KFOR-i thirrë kufirin Kosovë/Serbi vi administrative.

1355. UNMIK-u thirrë kufirin Kosovë/Serbi vi administrative.

1356. EULEX-i thirrë kufirin Kosovë/Serbi vi administrative.

1357. BE thirrë kufirin Kosovë/Serbi vi administrative.

1358. Nëse hyjmë në BE, Kosova hynë si pjesë e Serbisë.

1359. Pas këtij pranimit, a është përgatit që «institucioni Doganor» të kaloj në një «agjenci Ekonomike»? (24 prill 2011)

1360. Deri tani e pamë Zotëri Thaçi punët tua në interes të Serbisë, tani do t’i japë disa fakte:

1361. Serbët propozuan autonomin në Rambuje.

1362. Ti Hashim pranove autonomin në Rambuje.

1363. Serbët propozuan një qeveri të përkohshme për Autonomin e Kosovës.

1364. Ti Hashim bëre Qeverinë e Përkohshme në Rambuje.

1365. Serbët propozuan një kornizë kushtetuese për mes të UNMIK-ut.

1366. Ti Hashim pranove kornizën kushtetuese. (në kuadër të rezolutës 1244 dhe kushtetutës serbe).

1367. Serbia shpalli referendum për mbetjen e Kosovës në Serbi.

1368. Ti nuk shpalle referendum për Kosovën.

1369. Serbia shpalli në referendum mos ndarjen e Kosovës nga Serbia.

1370. Ti Hashim shpalle Republikën e Kosovës pa ndarjen nga Serbia.

1371. Ti Hashim në shpallje nuk kërkove ndarjen, çudi!!!

1372. Shpalljen e bëre me parlament, e jo me referendum si Serbia.

1373. Shpalle Republikë në territor të Serbisë.

1374. Ti Hashim në Kushtetutë e fute rezolutën 1244.

1375. Ti Hashim në Kushtetutë e fute Aktin Final të Helsinkit.

1376. SHBA kërkuan që të lobojsh.

1377. Ti Hashim nuk lobove.

1378. SHBA me shpalljen të rekomanduan shume herë të integrosh Veriun me polici.

1379. Ti Hashim nuk e bëre kurrë.

1380. Ti, a e din Hashim se nuk ka shtet pa sovranitet?

1381. Ti Hashim ke punuar për ta ndarë Veriun.

1382. Serbia thotë Kosova nuk duhet të ketë ushtri.

1383. Ti Hashim e le Kosovën pa ushtri.

1384. Serbia thotë Kosova nuk duhet të ketë simbole shtetërore në vijën administrative Kosovë/Serbi.

1385. Ti Hashim i heq flamujt dhe simbolet shtetërore!

1386. Serbia thotë Kosova nuk duhet të ketë simbolet shtetëror në vulat doganor.

1387. Ti Hashim i heq.

1388. Serbia thotë Kosova nuk duhet të shkruhet shteti i Kosovës në Diploma.

1389. Ti Hashim i heq.

1390. Për të vazhduar inventarin të gjatë të bashkëpunimit të juaj me Serbinë marrë shembullin të negociatores tënde Edita Tahiri.

1391. Janë shumë fakte se Qeveria jote Hashim ka lejuar që asetet e KEK-ut të transmetimit të konsiderohen te Serbisë.

1392. Edita Tahiri në pamundësi të kundërshtoj, pranon që Serbia ka sovranitet mbi Kosovën në Telekomunikacion dhe Energji, apo jo???? (13/12/2011)

1393. Edita Tahiri pranon se Telekomunikacioni dhe Energjia është nën sovranitetin e Serbisë me punën tende.

Për te përfunduar:

1394. Ne si popull nuk duhet të pranojmë këto bisedime. Qeveria ka gënjyer si gjithherë duke thënë nuk janë negociata por bisedime.

1395. Qeveria ka gënjyer kinse këto bisedime janë teknike. Ka gënjyer duke deklaruar se nuk bisedohet as për statusin, e as për çështjet e brendshëm të Kosovës.

1396. Realiteti për çdo ditë po vërteton se kjo qeveri përmbushi gjitha dëshirat e Serbisë. Sot nuk po bisedohet, as nuk po negociohet por po vendoset në emër të Kosovës pa pyetur askënd.

1397. Duhet populli t’i refuzoj këto vendime. Sepse kjo qeveri nuk ka legjitimitet:

1398. Kjo qeveri vendos në emër të shqiptarëve kur nuk e ka shumicën e votave.

1399. 80% popullit nuk ka dal në zgjedhje.

1400. 30% të votueseve është arrit me mbushjen e kutive të votimit.

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat