Profesori i njohur: Ditë të vështira po vijnë për Thaçin

Politika

Profesori i njohur: Ditë të vështira po vijnë për Thaçin

Nga: N.H Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 19:48
Hashim Thaçi

U raportua se gjatë vizitës së djeshme që Aleksandër Vuçiq u bëri qytetarëve në Bujanoc, ky i fundit u mësua se nuk e flet asnjë fjalë në gjuhën shqipe, gjë kjo që i mungon për ta kompletuar si një president i qytetarëve të Serbisë, kur dihet se ato pjesë banohet me shumicë shqiptare.

E, lidhur me ketë, ka folur edhe profesori i njohur Binak Maxharraj. Ai për gazetën “Bota sot”, deklaron se "çetniku nga Serbia" me qëllim nuk dëshiron ta mësoj ndonjë fjalë shqipe.

Image
Binak Maxharraj

“Aleksandër Vuçiq e vizitoi dje Bujanocin. Midis tjerash ai u kërkojë falje së nuk e din asnjë fjalë shqipe. Çetniku kur e urren gjuhen shqipe edhe me qëllim nuk dëshiron për ta mësuar ndonjë fjalë. Nga ana tjetër presidenti i jonë Hashim Thaçi ia futë disi serbishtes, dinë me thanë “Dobro jutrol”, “zdravo Vuçiq””, ka thënë ndër tjerash Maxharraj.

Tutje, Maxharraj shprehet se për dallim nga Vuçiq, kreu i Kosovës, presidenti Thaçi përveç gjuhës serbe, flet edhe ndonjë fjalë ruse, sipas tij, për hatër të Putinit.

Në fund, Maxharraj ka komentuar edhe shtëpinë e re të presidentit Thaçi, ku ka treguar arsyet e ndërrimit të lokacionit.

“Hashim Thaçi e ka mësuar edhe ndonjë fjalë ruse për hatër të Putinit. Ai Putinin e përshëndet me “Privet Putin”, “kak ti pozhivajesh”, etj. Por, Hashim Thaçi pasi që është bërë mik i madh me serbët, e la shtëpinë në Dragodan, ku jetojnë shqiptarët dhe vrap shkojë e ndërtojë një tjetër në Çagllavic, i cili është i rrethuar më serbët, jo vetëm për ta mësuar më mirë serbishten, por nuk i dihet se si do të sillën punët, po vijnë dite te vështira”, ka përfunduar Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat