Krasniqi e zbulon pse serbët do të donin të dinin se kush nga politikanët e Kosovës ka qenë pjesë e shërbimit sekret

Politika

Krasniqi e zbulon pse serbët do të donin të dinin se kush nga politikanët e Kosovës ka qenë pjesë e shërbimit sekret

Nga: N.H Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 22:43
“Sipas dokumentarit të RTK-së, Nazim Bllaca paska qenë agjent i UDB-së? Pyetjet që duhet bërë udhëheqësve të SHIK-ut, sepse kjo është çështje serioze dhe me rrezik për sigurinë e shtetit.

Televizioni publik ka transmetuar një dokumentar ku raportohet se Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997.

Analisti politik, Faik Krasniqi, për gazetën “Bota sot”, duke folur për këtë dokumentar, pyet se si ka mundësi që një shërbim sekret të pranojë në gjirin e saj edhe agjentë të një shërbimi sekret të një shteti tjetër, e aq më pak të një shteti armik.

“Sipas dokumentarit të RTK-së, Nazim Bllaca paska qenë agjent i UDB-së? Pyetjet që duhet bërë udhëheqësve të SHIK-ut, sepse kjo është çështje serioze dhe me rrezik për sigurinë e shtetit. Çfarë kërkonte një agjent i UDB-së edhe në SHIK? Zyrtarët e lartë të SHIK-ut, a ishin në dijeni që Bllaca ishte edhe agjent i UDB-së? Si ka mundësi që një shërbim sekret të pranojë në gjirin e saj edhe agjente të një shërbimi sekret të një shteti tjetër, e aq më pak të një shteti armik? Ish zyrtarët e lartë të SHIK-ut kurrë nuk kanë arritur ta dokumentojnë që Nazim Bllaca s'ka qenë pjesë e SHIK-ut”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi me tej për gazetën “Bota sot”, ka thënë se serbët me çdo kusht do të donin që të dilte në shesh se kush nga politikanët e Kosovës ka qenë pjesë e shërbimit sekret të tyre, sepse, sipas tij, ata me ketë do të shkaktonin tronditje në skenën politike të Kosovës.

Image
Faik Krasniqi

“Nëse Bllaca nuk paska qenë pjesë e SHIK-ut, atëherë pse ai dhe disa pjesëtarë të saj u dënuan për vrasjen e disa pjesëtarëve të UDB-se si Ibush Kllokoqi, Selim Brosha etj. Ose këta janë të pafajshëm, ose në ketë mesele është puna më e thelle. Ka mundësi që vrasja e spiunëve të UDB-se është bërë për të mos u zbuluar politikane që mund te kenë qenë agjent të saj”.

“Është e pakuptimte që UDB t'i vret ish-pjesëtarët e saj. Jo që nuk do t'i vriste, por me vdekjen e tyre mbetet enigmatike për t'u zbuluar se kush më të vërtetë ka qenë pjesë e UDB-së. Serbët me çdo kusht do të donin që të dilte në shesh se kush nga politikanët e Kosovës ka qenë pjesë e shërbimit sekret të tyre, sepse do të shkaktonin tronditje në skenën politike të Kosovës”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ndaj këtij emisioni, ka reaguar edhe ish-deputeti Gani Geci. Sipas këtij të fundit, ish-agjenti i SHIK-ut, Nazim Bllaca, në publik ka dalë me rekomandimin e Thaçit, ndërsa ka theksuar se ky person është prodhim i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat