Ish-agjenti i SHIK-ut: Dokumentari për Nazim Bllacën i falsifikuar dhe i porositur nga eprorët e SHIK-ut dhe Klani Pronto

Politika

Ish-agjenti i SHIK-ut: Dokumentari për Nazim Bllacën i falsifikuar dhe i porositur nga eprorët e SHIK-ut dhe Klani Pronto

Nga: N.H Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 10:09
Naim Miftari dhe Nazim Bllaca

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, duke folur për dokumentarin e publikuar nga televizioni publik, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se i gjithë dokumentari është i falsifikuar dhe i porositur nga eprorët e SHIK-ut dhe Klani Pronto.

“Dokumentari i RTK-së për dhe rreth lidhjeve mes UDB-së dhe kriminelit Nazim Bllaca është e gjitha e falsifikuar dhe e porositur nga eprorët e SHIK-ut dhe Klani Pronto. Mos të harroj se Bllaca me UDB-në është lidhur tek disa vite pasluftës përmes Lufti Ajazit (ju ka kërkuar pasaporta biometrike për familjen e tij të ikë në Llozanë)”, ka thënë ai.

Miftari, tutje ka thënë se RTK-ja e Klanit Pronto çuditërisht kanë harruar ta përmendin që Nazim Bllaca punonte nën urdhrat e bashkëpunëtorit të UDB-së, Fahredin Gashi.

“RTK e Klanit Pronto çuditërisht kishte harruar ta përmend që Bllaca punonte nën urdhrat e Fahredin Gashit, bashkëpunëtori i UDB-së, por edhe i Shtabit të Përgjithshëm dhe sidomos SHIK-ut në Prishtinë pasluftës”, ka thënë ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat