Eksperti i sigurisë: Vuçiqi e Daçiqi pasardhës të kriminelit Millosheviq

Politika

Eksperti i sigurisë: Vuçiqi e Daçiqi pasardhës të kriminelit Millosheviq

Nga: D.RR Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 13:33
Vuçiq dhe krimineli Millosheviq

Për njohësin e çështjeve të sigurisë dhe inteligjencës, Fadil Kajtazi, sloganet e luftës janë pjesë e retorikës së politikës, elitave intelektuale dhe Kishës Ortodokse Serbe nga koha e Millosheviqit, ku në fakt ngjitja në politike e Vuçiq dhe Daçiq përkon me këtë kohë.

“Krejt opusi politik i këtyre dy personaliteteve kryesorë të politikës serbe mbështetet në këtë gjuhë, pasi po të shikosh të kaluarën e tyre politike, këta dhe një pjesë e madhe e mbështetësve të tyre, në biografinë nuk shquhen për ndonjë kreativitet politik në funksion të zhvillimit të Serbisë. Ngritja e tyre dhe mbijetesa e tyre politike mbështetet në gjuhën urrejtëse në drejtim të kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve”, ka thënë ai.

Fatkeqësisht, sipas Kajtazit, Kosova është leva e mbetjes politike dhe pasurimit ekonomik të Vuçiqit dhe Daqiqit.

Image
Fadil Kajtazi

“I ashtuquajturi fondi për Kosovën që qeveria serbe ndanë kinse për serbët e Kosovës është fondi i pastrimit të parave të pista të qeveritarëve serb, ku pjesa Veriore e Kosovës është terreni ideal edhe i shume transaksioneve financiare të kontrolluara nga qeveritar serb. Tani Vuçiq ka probleme serioze në Serbi, vendi ndodhet në krize ekonomike dhe morale, opozita ka filluar protesta të cilat me ardhjen e pranverës pritet të masivizohen, gjithashtu mbështetja e serbeve të Kosovës ka rënë ndaj agjendave të politikes serbe, kështu që Vuçiqit i duhet adut për të neutralizuar këto lëvizje ku thirrja për luftën, apo problemi i Kosovës siç dihet është tani me traditë e politikës serbe”, ka potencuar Kajtazi.

Pavarësisht rrethanave në gjeopolitikën ballkanike dhe evropiane, Kajtazi thekson se, gjasat për një luftë “vuqiciane” janë të vogla, sidomos tani që Maqedonia e Veriut është me një këmbë në NATO.

“Fatkeqësisht, jetëgjatësia e mendësisë primitive të politikës serbe lidhet edhe me dështimin e klasës politike të Kosovës, apo të asaj pjese që lidhet me presidentin Thaçi, për të konsoliduar rendin demokratik në Kosovë, për të garantuar zhvillim ekonomik dhe funksionim të rendit dhe ligjit. Një Kosovë e zhvilluar ndikon që të eliminohet nga skena politike serbe mendësia primitive e konflikteve dhe luftërave që është doktrinë e Kishës Ortodokse Serbe dhe që pas Millosheviqit përfaqësohet nga Vuçiq dhe Daqiq. Shikoni raportet e Serbisë me Kroacinë. Konsolidimi i shtetit kroat ka bërë që Serbia të zemrën e Serbisë në Kinin. Prandaj politikat primitive konektohen mes veti dhe bashkëpunimi i tyre për mbijetesë është real kur e shikon harmoninë e dy "djemve jo problematik" Vuçiq dhe Thaçi”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat