Alarmi për Vuçiqin: Ai gjendet në panik, mund t’i shkojë edhe koka - Bota Sot
Alarmi për Vuçiqin: Ai gjendet në panik, mund t’i shkojë edhe koka

Politika

Alarmi për Vuçiqin: Ai gjendet në panik, mund t’i shkojë edhe koka

Nga: D.RR Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 18:54
Aleksandar Vuçiq

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po i përdorë metodat kërcënuese për luftë, por sigurinë territoriale në Kosovë garanton KFOR-i dhe NATO.

“Një reagim i tillë nuk po i shkon për shtati Vuçiqit, dhe ai po i përdorë metodat kërcënuese për luftë, si metodë e luftës speciale, e që në realitet ai mirë e din se po ndodhi që të sulmohet Kosova nga Serbia, ma nuk do të ketë Serbi. Sigurinë territoriale të Kosovës, sipas marrëveshjes se Kumanovës e garanton KFOR-i dhe NATO”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, ai ka shtuar se Vuçiqi gjendet në një panik për shkak të mos suksesit të tij politik.

Image
Hajrullah Tërnava

“Prandaj shkëndijat e Vuçiqit nuk ekzistojnë, sepse ai mirë e ka të qartë çfarë ka ndodhur në luftë të Serbisë me NATO-në në vitin 1999 se edhe ai vetë në atë kohë ishte njëfarë ministri i Millosheviqit. Vuçiq tani gjendet në një panikë se për mos suksese të politikes së tij mund t’i shkoj edhe koka, sikur që ka ndodhur në të kaluarën më shumë udhëheqës të Serbisë, prandaj ai tani është në gjendje t’i përdorë të gjitha metodat për t`ia arritur qëllimit”, ka potencuar Tërnava “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...