Krasniqi: Kuvendi hedhë poshtë çdo marrëveshje të dëmshme që e nënshkruan Thaçi

Politika

Krasniqi: Kuvendi hedhë poshtë çdo marrëveshje të dëmshme që e nënshkruan Thaçi

Nga: G.B Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 20:18
Kuvendi i Kosovës, foto arkiv

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka thënë se diskursi i tensionuar për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë si ide dhe plan i vjetër serb, në formë të “korrigjimit”, “shkëmbimit” dhe “ndarjes” së Kosovës, është me pasoja shumë të dëmshme për pavarësinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të Kosovës dhe interesave të saj.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” ka thënë se ky është reagimi i parë i Akademisë për një çështja kaq të rëndësishme dhe asnjëherë nuk kanë reaguar për çështje të tilla.

“Kosova është shteti i vetëm në botë që ka një Akademi të Shkencave që nuk bëjnë asgjë. Janë një klub i "akademikëve" që marrin paga koti. Akademikët duke e zgjedhur njëri-tjetrin. Ky është reagimi i parë i Akademisë së Shkencave të Kosovës që reagojnë për një çështje shumë serioze. Për një çështje që ka të bëjë me territorin e Republikës së Kosovës. As për çështjet më të thjeshta nuk kanë reaguar kurrë”, është shprehur ai.

Image
Faik Krasniqi

Krasniqi ka thënë se Akademia qenka zgjuar nga gjumi dhe më mirë vonë se kurrë, duke shtuar se Kuvendi e hedh poshtë çdo marrëveshje të dëmshme që nënshkruan presidenti.

“Më në fund qenkan zgjuar nga gjumi i thellë i arushave. Sepse Akademia e Shkencave të një shteti është truri i atij shteti, që shteti e udhëzon dhe drejton drejt zhvillimit. Por prapë më mirë vonë se kurrë. Kuvendi dhe deputetët e këtij Kuvendi janë ata që e hedhin poshtë çdo marrëveshje të dëmshme që e nënshkruan Presidenti Thaçi. Pa votimin në Kuvend asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk është valide”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat