Vjen reagimi i LVV-së pas padisë nga Shpend Ahmeti: Pse u anulua tenderi nëse gjithçka ka qenë në rregull?

Politika

Vjen reagimi i LVV-së pas padisë nga Shpend Ahmeti: Pse u anulua tenderi nëse gjithçka ka qenë në rregull?

Nga: N.Sh Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 11:24
Avni Zogiani dhe Albin Kurti

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe PSD-së, Shpend Ahmeti e ka paditur ish- partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje për shpifjet e vazhdueshme që kjo parti i ka bërë në drejtim të tij.

“Ushtrova padi ndaj VV- së për shpifjet e vazhdueshme që i kanë bërë. Ka të bëj me qumështin nëpër shkollat e Prishtinës. Të gjitha këto furnizime që ata i kanë potencuar se janë bërë, kanë qenë edhe ata pjesë e atij procesi, sepse edhe unë kam qenë në VV”, tha Ahmeti.

“Me rëndësi janë sulmet e vazhdueshme duke shpifur e duke mos pasur asnjë konsideratë për të vërtetën. Do të ishte mirë që kjo padi të shkojë prapa njërit të cilit i bën të gjitha këto shpifje”, tha Ahmeti.

E pas kësaj, ka reaguar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani.

Zogiani thotë se, pas asaj që ka dëgju nga Ahmeti nuk është problemi në faktin se a ka qenë tender i mbyllur apo jo, e kjo sipas Zogianit nuk është çështja kryesore, por çmimi i shumëfishtë për të njëjtin produkt dhe të njëjtën sasi.

Pas kësaj, Zogiani thotë se, Komuna e Prishtinës kanë pretenduar se është gjithçka në rregull, mirëpo pas argumenteve për çmimet e shpërputhura Komuna e ka anuluar tenderin.

Zogiani pyet se, pse u anulu tenderi, nëse gjithçka ka qenë në rregull?

Megjithatë, Zogiani shton se, po mos të reagonte LVV, ky tender do të vazhdonte pa asnjë problem.

“Problemi në argumentimin që e dëgjova pas dorëzimit të këtij rasti, qëndron në faktin se ai flet për atë se a ka qenë tenderi i mbyllur apo jo. Kjo nuk është çështja kryesore në këtë rast, por është çmimi i shumëfishtë për të njëjtin produkt dhe pak a shumë të njëjtën sasi. Fillimisht Komuna e Prishtinës dhe vetë Ahmeti kanë pretenduar se gjithçka është në rregull me këtë tender. Mirëpo, pasi kanë dalur argumentet dhe çmimet e shpërputhura, Komuna ka vendosur ta anulojë tenderin. Pse u anulua nëse gjithçka ka qenë në rregull? Pastaj, tenderi ka qenë në fazën e përmbylljes, dhe ka qenë e ditur kush do të jetë fituesi dhe me cilin çmim, kështu që anulimi në fakt është vetëm një reagim pasi janë gjetur manipulimet e dyshimta, kështu që ne sot mund të konsiderojmë se ky tender po të mos trajtohej nga LVV, do të vazhdonte pa asnjë problem”, thotë Zogiani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat