Kosova duhet të kërkoj ndihmën e aleateve, që shërbimet sekrete të na mbrojnë nga çfarëdo rreziku

Politika

Kosova duhet të kërkoj ndihmën e aleateve, që shërbimet sekrete të na mbrojnë nga çfarëdo rreziku

Nga: D. B Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 12:11
Ilustrim

Kosova nuk ka kapacitet të mjaftueshme që të përballojë kërcënimet dhe rreziqet që i vijnë nga shtete te fuqishme, sidomos nga një shërbim sekret siç është KGB e dikurshme, ose FSB e sotme.

Kështu ka vlerësuar politologu Faik Krasniqi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Kosova është në rrezik të madh nga këto shërbime, sepse gjithmonë ekziston rreziku i një destabilizimi të vendit.

“Konsideroj që Kosova duhet të kërkoj ndihmën e aleateve, në mënyrë që shërbimet e tyre sekrete të na mbrojnë nga çfarëdo rreziku që i kanoset vendit tonë. Nëse gjatë luftës së ftohtë punën e kanë kryer shërbimet sekrete për "lufte" të shteteve ndaj njëri-tjetrit, sot kjo luftë e ftohtë që zgjati për gjysmë shekulli është riaktivizuar prapë”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat