Jashari e pyet Fatmir Limajn për Thaçin dhe Veselin: Çka ndodhi në mbledhjen e LPK-së në Tiranë? - Bota Sot
Jashari e pyet Fatmir Limajn për Thaçin dhe Veselin: Çka ndodhi në mbledhjen e LPK-së në Tiranë?

Politika

Jashari e pyet Fatmir Limajn për Thaçin dhe Veselin: Çka ndodhi në mbledhjen e LPK-së në Tiranë?

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 13:42
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Murat Jashari në vazhdimësi të pyetjeve për Fatmir Limaj e pyet për veprimtarinë konspirative për partinë e tij.

Jashari e pyet Limajn se a ka pasur të afërm të familjes së tij që kanë mbetë polic të Serbisë derisa u çlirua Kosova.

“Cili ka qenë koordinatori juaj me Shtabin Qendror (Shtabin e Përgjithshëm) të cilin e ka bërë me dije Rexhep Selimi vitin e kaluar? Ju si parti a e njihnit veprimtarinë e LPK-së deri atëherë apo kini vepruar jashtë strukturave të saj? Nëse është e vërtetë që patët krijuar parti para 12 vitesh (1988), atëherë a mund të sqaroni (popullin) nëse Xhavit Haliti dhe Azem Syla a bënin pjesë në atë partinë tuaj. Nëse po, prej fillimit apo ma vonë? Po Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli (Luli) kur janë anëtarësuar në partinë tuaj? Kur Hashimi e Luli shkuan në Mbledhjen e LPK-së në Tiranë, mbajtur të Klubi i Shkrimtarëve, më 23 maj 1998, a kishin qenë deri atëherë anëtarë të partisë suaj? Nëse ishin, ju i çuat qëllimisht për të marrë nën kontroll LPK-në bashkë me Azemin dhe Xhavitin?”, pyet vëllai i komandant Kumanovës.

Ai pyet tutje se, cili ka qenë fondi i juaj financiar, emërtimi, sa para grumbulluat për luftën, kush e drejtonte atë fond, sa para keni harxhuar dhe sa humbën në fund të luftës?

“A kishit ndërmend që ta prisnit daljen nga burgu të Ukshin Hotit më 17 maj 1999 dhe nëse nuk e kishit, pse nuk e kishit parashikuar? Në mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm, kur u emërua Ekrem Rexha (Komandant Drini) komandant për Zonën e Pashtrikut, a ke qenë prezent? Kush e propozoi? Po në Shtab të Përgjithshëm më pas, kush e emëroi? A e dinit se Ekrem Rexha ishte anëtar i partisë së Mira Markoviçit? Nëse jo, Pse jo? Dhe me çka merrej Luli? Më 23. 03. 2000 shkuat në Gjilan me Hashim Thaçin, Halil Selimin e të tjerë. Urgjentisht ftuat udhëheqësit politik e ushtarak të UÇPMB-së, apo jo? Pse aq urgjent?”, pyet tutje Jashari.

Ja pyetjet e radhës:

51. Më 23. 03. 1989, kur u hoq Autonomia, ku ishit ju anëtarët e kësaj partie?

52. Në protesta gjithëpopullore mbas heqjes së autonomisë, ku ishit ju me atë adalet parti?

53. Pjesëmarrës apo vëzhgues?

54. Në pranverë të vitit 1990 kur vriteshin në protesta me flamur në dorë trimat e trimëreshat, Ali Ajetët e Ilfete Humollët ku ishit ju me atë parti?

55. Çfarë veprimtarie konspirative bënte partia e juaj?

56. A keni patur të afërm ose të familjes tuaj që kanë qenë dhe kanë mbet policë të shkaut deri në ditën që u çlirua Kosova?

57. Keni pasur e ndërruar femra kur keni qenë të rinj?

58. Sa gjithsejtë ke pasur?

59. Keni mashtruar e bërë për vete femrat e shokëve?

60. Keni mashtruar e bërë për vete gratë e shokëve?

61. Keni tentuar për të mashtruar gratë e shokëve, apo ju kanë refuzuar?

62. Çka ju kanë thënë?

63. Jeni të martuar?

64. Keni fëmijë?

65. Keni tradhtuar gruan ndonjëherë?

66. Nëse po, sa herë?

67. Keni fëmijë jashtë martesore?

68. Nëse po, Sa?

69. Dinte gruaja për këta fëmijë? Po fëmijët e gruas me të cilën ke lidh kurorë, a din për këta fëmijë?

70. Nëse po, a i keni njoftuar?

71. Shoqërohen tani?

72. Po nënat e tyre?

73. Kur filloi lufta çlirimtare kush ishte kryetar i partisë suaj dhe si u koordinuat me LPK?

74. Nëse është e vërtetë që e kishit krijuar partinë qysh në vitin 1988 apo 1989 ishit pionerë apo rini?

75. Cili ka qenë koordinatori i juaj me LPK-në?

76. Cili ka qenë koordinatori juaj me Shtabin Qendror (Shtabin e Përgjithshëm) të cilin e ka bërë me dije Rexhep Selimi vitin e kaluar?

77. Ju si parti a e njihnit veprimtarinë e LPK-së deri atëherë apo kini vepruar jashtë strukturave të saj?

78. Nëse është e vërtetë që patët krijuar parti para 12 vitesh (1988), atëherë a mund të sqaroni (popullin) nëse Xhavit Haliti dhe Azem Syla a bënin pjesë në atë partinë tuaj. Nëse po, prej fillimit apo ma vonë?

79. Po Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli (Luli) kur janë anëtarësuar në partinë tuaj?

80. Kur Hashimi e Luli shkuan në Mbledhjen e LPK-së në Tiranë, mbajtur të Klubi i Shkrimtarëve, më 23 maj 1998, a kishin qenë deri atëherë anëtarë të partisë suaj? Nëse ishin, ju i çuat qëllimisht për të marrë nën kontroll LPK-në bashkë me Azemin dhe Xhavitin?

81. Cili ka qenë fondi i juaj financiar, emërtimi, sa para grumbulluat për luftën, kush e drejtonte atë fond, sa para keni harxhuar dhe sa humbën në fund të luftës?

82. A kishit ndërmend që ta prisnit daljen nga burgu të Ukshin Hotit më 17 maj 1999 dhe nëse nuk e kishit, pse nuk e kishit parashikuar?

83. Në mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm, kur u emërua Ekrem Rexha (Komandant Drini) komandant për Zonën e Pashtrikut, a ke qenë prezent?

84. Kush e propozoi? Po në Shtab të Përgjithshëm më pas, kush e emëroi?

85. A e dinit se Ekrem Rexha ishte anëtar i partisë së Mira Markoviçit?

86. Nëse jo, Pse jo? Dhe me çka merrej Luli?

87. A keni pasur G2-sh?

88. Anëtarët e SHP a e kanë analizuar si ra në pritë Remzi Ademi (Komandant Petriti) më 15 Gusht 1998?

89. Anëtarët e SHP të UÇK-së a e kanë analizuar si ra në pritë Mujë Krasniqi (KAPUÇI) me bashkëluftëtarët në kufirin Shqipëri-Kosovë, në dhjetor 1998? A bashkëveproi Azem Syla dhe Zeka me ata brenda se nisej kollona dhe a e dinit që përgjoheshit në telefon? Kur e dinit pse flisnit hapur?

90. Edhe sa të këtillë ngjarje-incidente ka pasur në frontet e luftës?

91. SHP i UÇK-së pse nuk i ka shqyrtuar e analizuar këto raste?

92. A keni patur evidentim të rregullt për çdo ngjarje, aksion dhe mosveprim? Nëse po, pse ende nuk janë bërë publike, për çka i ruani?

93. Më 23. 03. 2000 shkuat në Gjilan me Hashim Thaçin, Halil Selimin e të tjerë. Urgjentisht ftuat udhëheqësit politik e ushtarak të UÇPMB-së, apo jo? Pse aq urgjent?

94. Kërkuat ndërprerjen e luftës çlirimtare, a po jo?

95. Kush ju detyroi?

96. Pse e penguat dhe e ndërpretë atë luftë çlirimtare?

97. Pse asnjë kallash të Brigadës 121 „Komandant Kumanova“ nuk e dhatë për nisjen e luftës çlirimtare në Zonën e vendlindjes së Komandantit tënde, “Ismet Jasharit – Kumanovës”?

98. Tri herë t’i kam dërguar udhëheqësit e këtij Sektori, a po jo?

99. Pse pengove ti dhe anëtarët e tjerë të Drejtorisë Politike luftën çlirimtare të UÇ Kombëtare? Për çfarë e keni nis Hoxhën në Sharr kur luftohej nga UÇ Kombëtare dhe çka u ka raportuar kur ra Kalaja e Tetovës?

100. Pse e ke “ndërsye” Komandant Kumanovën me e vra Gani Krasniqin?

Vazhdon...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...