Haziri flet për dokumentarin për Nazim Bllacën, tregon nëse ishin dëshmi bindëse

Politika

Haziri flet për dokumentarin për Nazim Bllacën, tregon nëse ishin dëshmi bindëse

Nga: N.H Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 22:51
Nazim Bllaca

Televizioni publik ditë më parë ka transmetuar një dokumentar ku raportohet se Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997.

Opinionisti Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se dokumentari i transmetuar në televizionin publik nuk ka asnjë dëshmi bindëse, përpos atyre manipuluese të porositura nga qarqet e afërta me PDK-në dhe SHIK-un dhe grupin kriminalo të Azem Sylës.

“Dokumentari që sjelle gjoja dëshmi mbi Nazim Bllacën si agjent i UDB-së apo i BIA-s, nuk ka asnjë dëshmi bindëse, përpos atyre manipuluese të porositura nga qarqet e afërta me PDK-në dhe SHIK-un dhe grupin kriminalo të Azem Sylës. Dhe këto tentativa të RTK-së nuk duhet ta habisin askënd, pasi ky televizion është shndërruar jo tani, por që nga themelimi i tij nga UNMIK-u, si një instrument propagandues i PDK-se dhe nëntokës kriminale”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, këto forma shantazhi përmes propagandës, do të shpeshtohen tani jo vetëm përmes RTK-së, por edhe mediave të tjera që i kontrollon dhe i financon regjimi aktual në Kosovë.

Image
Nexhat Haziri

“Në këtë kohë të mundësive të mëdha teknologjike, kanë krijuar edhe mundësi të manipulimeve të grado dokumentesh, dhe të apostrofosh se cilin dhe në çdo kohë, pa përfillur as kritere profesionale, ligjore apo etike. Këto forma shantazhi përmes propagandës, mendoj se do të shpeshtohen tani jo vetëm përmes RTK-së, por edhe mediave të tjera që i kontrollon dhe i financon regjimi i aktual në Kosovë, ndaj çdo dëshmitari, sidomos të rasteve kriminale në të cilat janë të inkriminuar zyrtar të lartë shtetit të Kosovës dhe politikës e që vinë nga tabori i partive të cilat përbëjnë koalicionin qeverisës PAN”, ka thënë ai.

Haziri shton se dokumentari i RTK-së për Nazim Bllacën i kujton gënjeshtrën e Azem Sylës të bërë kohë më parë.

“Pra, krejt në fund, dokumentari i RTK-së për Nazim Bllacën ma kujton gënjeshtrën e Azem Sylës, i cili përmes këtij mediumi, deklaroi se akuzën për zhvatjen e fondit pensional të Zvicrës ku akuzohej për qindra mijëra franga të marrura në sajë të një gënjeshtre të tij, gjoja ia kishte montuar një nënpunëse serbe me mbiemrin Millosheviq në komunën ku ka jetuar edhe vet Azem Syla, si i ''sëmurë mental''”, ka përfunduar Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat