Trumbetuesit e ndarjes së Kosovës që po i bëjnë “argatin” Hashim Thaçit

Politika

Trumbetuesit e ndarjes së Kosovës që po i bëjnë “argatin” Hashim Thaçit

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 12 shkurt 2019 Në ora: 23:16
Hashim Thaçi

“Studimi hulumtues i Lindsey është shumë shkurt pamës, ndërsa dyshimet e mija janë se ky person edhe mund të jetë i paguar për një ‘hulumtim’, dhe ky hulumtim mund të jetë sponsorizuar është nga vet Serbia apo Rusia, por edhe nga vete njerëzit e Thaçit, unë kam qenë në Komisionin Hetimor për Lobim dhe aty kam vërejtur shumë kontrata të parregullta dhe nuk dihen se ku kanë shkuar ato para të lobimit, dhe mendoj se me këto para janë paguar individ të caktuar për shtyrjen përpara të idesë për “shkëmbim të territoreve”, ka thënë në fund ajo.

Ideja e ndërrimit të kufijve, edhe me tej vazhdon të sjell habi, paqartësi dhe konfuzitet. Derisa, kjo bëhet edhe e frikshme, kur krahë saj dalin ekspert ndërkombëtar nga shtete të ndryshme të botës.

Eksperti britanik, James Ker-Lindsay, i cili është edhe profesor në ‘London School’ për çështje ekonomike dhe politike, është i fundit i cili është deklaruar se ideja për ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdoj të mbetet në tavolinë dhe se nuk ka arsye që të shikohet me frikë, si zgjidhje finale Kosovë-Serbi.

Sipas tij, BE-ja i pranon dy gjëra të rëndësishme- se raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet normalizuar dhe se sa më shpejtë që të ndodh kjo do të jetë më mirë për të dyja palët.

Ndaj kësaj deklarate reagime të ashpra kanë ardhur nga të gjitha anët.

Nga opozita konsiderojnë se studimi hulumtues i Lindsey është shumë shkurt pamës, ndërsa kanë dyshime se ky hulumtues edhe mund të jetë i paguar për ta çuar idenë e Thaçit përpara.

Lidhur me ketë çështje për gazetën “Bota sot”, janë deklaruar edhe njohës të zhvillimeve politike në vend. Ata konsiderojnë se sikurse hulumtuesi britanik edhe shumë të tjerë, janë njerëz të Hashim Thaçit, për t’i dalë në ndihmë për shkatërrimin e shtetit të Kosovës.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot", versioni i shtypur)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat