Lufta politike e Ahmetit ndaj Kurtit, avokati i njohur paralajmëron: Po vie era zgjedhje të parakohshme

Politika

Lufta politike e Ahmetit ndaj Kurtit, avokati i njohur paralajmëron: Po vie era zgjedhje të parakohshme

Nga: D.B Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:31
Shpend Ahmeti, Albin Kurti

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe PSD-së, Shpend Ahmeti, e ka paditur ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se arsyet e kësaj padie, janë shpifjet e vazhdueshme që kjo parti i ka bërë në drejtim të tij.

“Albinin unë e kam ftuar në debat. Ama le të vije kryetari dhe të mos fshihet. Do të ishte mirë të ballafaqohemi për krejt temat. Edhe për qumësht edhe për qeverisje edhe për Devollt. Në çfarëdo televizioni në çfarëdo vendi“, ka thënë tha ai.

Analistët politik dhe njohësit e çështjeve juridike vlerësojnë se, Shpendi pa debat e pa bisedë i ka larguar drejtorët më të suksesshëm në administratën komunale, ndërsa tani po kërkon debat me Albinin.

Sipas tyre, tani po vije era zgjedhje të parakohshme, pasi paditë për të cilat i ka bërë Shpend Ahmeti kundër LVV dhe paditë që anëtarë e LVV i bëjnë kundër Shpend Ahmetit dhe pjesëtarëve të tjerë të PSD-së, janë 100% çështje politike dhe jo juridike, pasi tani është lufta për votuesit e tyre.

Gashi: Shpend Ahmeti vulosi daljen e 12 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se Shpend Ahmeti, për herë të dytë është zgjedhur Kryetar i Komunës së Prishtinës me vota të Lëvizjes Vetëvendosje.

Image
Tomë Gashi

“Edhe herën e parë edhe herën e dytë programi qeverisës i Shpend Ahmeti ka qenë program i LVV pa marrë parasysh pretendimet e tij, se programi për qeverisjen e Komunës së Prishtinës ka qenë program i tij si Shpend Ahmeti. Kjo edhe mund të jetë ashtu, por Shpend Ahmeti kurrë nuk do të zgjidhej Kryetar i Komunës së Prishtinës për dy mandate pa qenë nën ombrellën e Lëvizjes Vetëvendosje. Shpend Ahmeti faktikisht ka qenë personi kryesor që e ka vulosur daljen e 12 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, e të cilët i janë bashkuar partisë PSD. Së paku 4 kandidatë të LVV-së duke përfshirë edhe Shpend Ahmetin i kam votuar edhe unë personalisht, të cilëve në asnjë variant nuk do t’ia jepja votën time sikur të mos ishin në Lëvizjen Vetëvendosje, sepse vota ime nuk do të kishte asnjë vlerë për ta parë Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë avokati Gashi.

Sipas tij, që paditë për të cilat i ka bërë Shpend Ahmeti kundër LVV dhe paditë që anëtare e LVV i bëjnë kundër Shpend Ahmetit dhe pjesëtarëve të tjerë të PSD-së janë 100% çështje politike dhe jo juridike, dhe tani është lufta për votuesit e tyre, sepse thënë më thjeshtë po i vije era zgjedhje të parakohshme.

“Secili që e fton dikën në debat televiziv nuk do të thotë që ai tjetri ta pranoj me automatizëm, dhe është mese e qartë se  Shpend Ahmeti është lojtar i nivelit qendror e jo lokal, dhe për këtë është mese e qartë ofrimi i Shpend Ahmetit PSD-së me koalicionin qeveritar të tanishëm dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Fundi i fundit pushteti e ka vetëm një qëllim që të mbetet në pushtet, dhe opozita e ka punën tjetër që të vijë në pushtet. Populli i Kosovës është aq i politizuar saqë fëmijët në kopsht duket se shikojnë lajme dhe debate të përditshme, e jo programe për fëmijë. Unë besoj që Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti njihen shumë mirë dhe i dinë kualitetet dhe dobësitë eventuale të njëri-tjetrit”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat