Politologu komenton letrën e ashpër të ShBA-ve: Situata e krijuar të menaxhohet me kujdes

Politika

Politologu komenton letrën e ashpër të ShBA-ve: Situata e krijuar të menaxhohet me kujdes

Nga: N.H Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:00
Philip Kosnett, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S Kosnnett, ditën e djeshme i dorëzoi Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, letrën nga Mattthew Palmer, zëvendësasistenti i Sekretarit të shtetit, zëvendësassistentja e Sekretarit të Mbrojtjes, Laura Cooper dhe Zëvendës Drejtori për Çështje të Evropës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath.

Letra dramatike konfirmon edhe më shumë çarjen serioze të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së.

E lidhur me ketë çështje, ka folur politologu Musa Preteni.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se tarifa ndaj mallrave serbe  ka qenë vendimi i vetëm deri sot i shtetit të Kosovës që ka prekur brenda Serbinë, duke e goditur ekonominë e saj.

Por, Preteni konsideron se situata e krijuar duhet të menaxhohet me kujdes, pasi që Kosova nuk ka interes që të prish marrëdhëniet me SHBA-të, duke e ditur kontributin e madh të SHBA-së.

Image
Musa Preteni

“Fillimisht taksa ndaj Serbisë ka qenë vendimi i vetëm deri sot i shtetit të Kosovës që ka prekur brenda Serbinë, duke e goditur ekonominë e saj, edhe pse ne instancë të fundit ka qenë veprim kryekput politik. Konsideroj që situata e krijuar duhet të menaxhohet me kujdes, pasi që Kosova nuk ka interes që të prish marrëdhëniet me SHBA-të duke e ditur që kontributi amerikan është jetik për çdo gjë që është krijuar deri sot në Kosovë”, thotë Preteni, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, politologu shton se këmbëngulja e palës së Kosovës është e drejt, dhe si e tillë, Preteni thotë se edhe duhet të qëndrojë.

“Konsideroj që këmbëngulja e Kosovës është e drejt dhe si e tillë duhet të qëndrojë pasi që Kosova asnjëherë nuk ka vendosur kushte për dialog përderisa Serbia në mënyrë të vazhdueshme ka vendosur kushte duke e vënë Kosovën në pozitën që më së paku mund të konsiderohet shtet. SHBA-të kanë një politikë solide sa i përket Kosovës sado që kohët e fundit ka lëvizje të shumta në administratën amerikane që mund të jenë në disfavor të Kosovës”, përfundon Preteni për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat