Pyetje për Thaçin: A mund të dialogohet me Aleksandër Vuçiqin që krenohet me kriminelin Millosheviç

Politika

Pyetje për Thaçin: A mund të dialogohet me Aleksandër Vuçiqin që krenohet me kriminelin Millosheviç

Nga: D. B Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:25
Aleksandar Vuçiq- Hashim Thaçi

Nuk është hera e parë që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq del me deklarata skandaloze, duke dashur kështu ta ringjallë edhe një herë portretin më të njollosur e të urryer nga shqiptarët kriminelin Slobodan Millosheviq.

Edhe pse e gjithë bota e njeh Millosheviqin për krimet dhe gjenocidin e bërë ndaj popullatës civile, Vuçiq nuk nguroi thotë këtë deklaratë të shëmtuar gjatë një takimi që kishte.

Ai mes tjerash ka thënë se “nuk ka fuqi më të madhe në një popull se ish presidenti, Slobodan Milosheviq. Madje ka shtuar se ai është edhe më i fortë se Milosheviqi”.

Pas kësaj deklarate ka reaguar njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi, i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se nëse Vuçiqi thotë se, fuqia e tij politike e ushtarake është dy herë më e madhe sesa e Millosheviqit, atëherë është tekanjoze, skandaloze dhe kërcënuese për gjithë shtetet Ballkanike e evropiane, e jo vetëm për shqiptarët.

Sipas tij, deklarata e Vuçiqit  nuk është kërcënim vetëm për qytetarët e Kosovës që e përjetuan luftën, humbjen e më të dashurve dhe dhimbjen, por njëherësh është kërcënuese edhe për Diplomacinë e Shteteve Evropiane e Amerikane.

Image
Sulejman Mehazi

“ Vuçiqi jo vetëm që i mohon luftërat e bëra të Millosheviqit, masakrat, përdhunimet, varrezat masive të paramilitarëve e ushtrisë së Millosheviqit, por Vuçiqi krenohet me Millosheviqit dhe se dy herë më shumë është i fuqishëm e i gatshëm se, ai ushtarakisht të përballet me armiqtë e Serbisë. Ai dëshiron të jetë edhe dy herë më i fuqishëm me paramilitarë e policë, për të vazhduar dy herë më shumë me masakrat ndaj shqiptarëve të Kosovës. Pas kësaj deklarate kërcënuese, duhet doemos të pyesim Thaçin, se a ia vlen të dialogohet me Vuçiqin, pa kërkuar falje për gjitha krimet e bëra të serbëve ndaj popullatës civile në Kosovë?  Duhet të pyesim Hashim Thaçin dhe diplomacinë perëndimore evropiane, se me këto kërcënime të dyfishta, të fuqishme ushtarake, a mund të dialogohet me Serbinë. Apo mos ndoshta deklarata e Vuçiqit është e njëjtë si Putinit dhe e Rusisë që kërcënon Ballkanin e Evropën  perëndimore dhe paralajmëron luftën e dytë ballkanike”, është shprehur profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat