Burjani: Inatet në mes partnerëve të dikurshme po rezultojnë me padi në Gjykata

Politika

Burjani: Inatet në mes partnerëve të dikurshme po rezultojnë me padi në Gjykata

Nga: D. B. Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 18:13
Blermi Burjani

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe PSD-së, Shpend Ahmeti ditë më parë ka paditur ish- partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se arsyet e kësaj padie, janë shpifjet e vazhdueshme që kjo parti i ka bërë në drejtim të tij.

Blerim Burjani njohësi i çështjeve juridike dhe politike ka thënë për “Bota sot” se kjo është punë inatesh, pasi deri dje VV ishin protektor të Shpendit, kurse tani dalin kundër tij për arsye politike të inateve.

Sipas tij, kjo është qartë pasi VV gjithnjë e më shumë po e humb terrenin politik, kjo po i brengos shumë do njerëz që janë në këtë subjekt që nuk janë kërkah me kurrgjë tash inatet do të vazhdojnë.

“PSD surrogat i dal nga VV po kryen punë si subjekt i ri politik, pasi qeverisja po ndodhë nga PSD-ja në Prishtinë. Duhet të mendohet me këtë VV, pasi inatet në mes partnerëve të dikurshme po rezultojnë me padi në Gjykata e që VV-se nuk e njeh këtë sistem të drejtë por i qojnë letrat tash edhe kundër Shpendit”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat