“Industria e fjalëve të VV, janë më të fuqishme se fjalët e Shpend Ahmetit”

Politika

“Industria e fjalëve të VV, janë më të fuqishme se fjalët e Shpend Ahmetit”

Nga: D. B. Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 19:37
Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti

Analisti politik Rexhep Shahu ka pohuar se storja me Shpend Ahmetin dhe Albin Kurtin në këtë ditë është si mjegull, që pengon ti shohim ata që dua ti cenojnë kufijtë e Kosovës.

Sipas tij, nëse shpifjet ndaj Shpend Ahmetit nga Albin Kurti apo VV, nuk do të duhej që edhe Shpendi të përdorte të njëjtat armë, por ta njoftonte publikun për vendimin e gjykatës pasi të merrej vendimi e jo te bënte edhe ai gjyqe publike e demaskime publike si në socializëm ku demaskimin publik ishte dënim me i rëndë e poshtërim.

Image
Rexhep Shahu

“Nëse këto metoda i përdor VV-së, atëherë nuk ka se përse ti përdor edhe Shpend Ahmeti i cili tani ka një shans që të sillet krejt shqiptar i pavarur, pa asnjë lidhje a vartësi nga Serbia. Me të njëjtën heshtje që i reagon Kurti e VV për kërkesën e tij për debate, me të njëjtën heshtje por edhe me qetësi të bëjë gjyqin Shpendi. Pasi industria e fjalëve të VV, të vërteta apo të pavërteta, janë  më të fuqishme se fjalët e Shpendit, të vërteta apo të pavërteta të tij”, është shprehur analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat