Haradinaj të tërhiqet, politika amerikane është udhëzuesi i Kosovës për të ardhmen e saj

Politika

Haradinaj të tërhiqet, politika amerikane është udhëzuesi i Kosovës për të ardhmen e saj

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 13 shkurt 2019 Në ora: 22:48
Ramush Haradinaj

“Presioni i Haradinajt e çoi edhe njëherë Kosovën në lajmet faqes së parë në shume media botërore, kur ajo kishte mbetur lajm i faqes së parafundit. Nëse premtimi amerikan është vërtete që taksa të hiqet për 100 a 120 ditë, unë do të lusja si individ kryeministrin ta bënte këtë tolerim për askënd, por vetëm për amerikanet duke qartësuar se e bëj me besë për amerikanet për 100 a 120 ditë”, ka thënë publicisti Rexhep Shahu.

Ditëve të fundit është rritur presioni ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardinaj që të heqë taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegivinës. Por, Haradinaj edhe në takimin e zhvilluar të martën në mbrëmje me krerët e shtetit si dhe me disa ministra të kabinetit të tij ka ripërsëritur qëndrimin e tij rreth kësaj tarife.

“Dëshira jem është që të jemi unik, që taksa të mos të largohet deri në njohje, sa për ketë mua, besoj kam qenë i qartë. Këto ditë dhe në të ardhmen, për mua taksa nuk hiqet deri në njohje”, ka thënë Haradinaj për mediat vendore pas takimit.

Shahu: Haradinaj të tërhiqet për amerikanët

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu nuk beson se qëndrimi i udhëheqësve e rrënon apo shpëton Kosovën pasi miqtë e vërtetë të Kosovës dinë të ndajnë popullin e drejtuesit e tij.

“Unë besoj se Amerika apo shtetet mike të Kosovës nuk e duan Kosovën për shkak të drejtuesve të saj, për shkak të qeverise apo presidentit apo kuvendit te saj, por e duan Kosovën se duan popullin e Kosovës, lirinë e të drejtat e tij për të cilat ka luftuar Amerika e NATO. Pra nuk besoj se qëndrimi i udhëheqësve e rrënon apo shpëton Kosovën pasi miqtë e vërtetë të Kosovës dinë të ndajnë popullin e drejtuesit e tij”, ka thënë ai për “Bota sot”.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të enjten në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat