Abazi: Qeverisja e Prishtinës është dështimi më i madh

Politika

Abazi: Qeverisja e Prishtinës është dështimi më i madh

Nga: D. B. Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 23:03
Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi, ka thënë se është evidente që është krijuar praktikë e politikaneve të dështuar që të krijojnë tema për të mbuluar dështimin.

Sipas tij, Qeverisja e Prishtinës është dështimi më i madh që ka mundur të paramendohet.

“Shpendi pa debat e pa bisedë i ka larguar drejtorët më të suksesshëm në administratën komunale, ndërsa tani po kërkon debat me Albinin. Këto janë gjëra qesharake, madje ai e di edhe i vet. Në mandatin e kaluar ai u përplas me Lirak Çelën, për gjëra koti dhe ankohej se nuk e ka shumicën e komunave. Dhe kur ai e bëri shumicën  e komunave Ahmeti e shkatërroi vet Çelën, për ta sjell prapë në kolaps Prishtinën. Për një kohë të gjatë është ankuar për mungesë të ligjit për kryeqytetin, sot çka ka ndryshuar. Ai është duke shpenzuar gjithë kohën duke bërë plane manipuluese për përfitime të tija personale. Është bërë pjesë e ekipit qeveritar e që askush nuk mund të tregojë pse, e kënd përfaqëson dhe çfarë mandati ka aty, nga ku e ka marre atë mandat”, ka thënë Abazi.

Abazi, nuk beson që duhet të bisedohet për punën e qumështit, pasi është krejt e qartë që një kompani e Devollit me emër tjetër, është kontraktuar për të kamufluar çmimin e dyfishtë më të lartë.

“Kur kjo u bë e ditur Shpend Ahmeti doli në media dhe fliste si zëdhënës i kompanisë Devolli duke arsyetuar strategjinë tyre për të qenë konkurrent me çmim më të vogël. Ai nuk është i vetëdijshëm si duket se sa e qartë është manipulimi që po mundohet të ju bëjë opinionit publik. Mendoj që së shpejti edhe përbrenda PSD do e kuptojnë se sa egocentrik dhe i pazoti është dhe se është emëruar të jetojë në kurrizin e tjetërkujt. Përgjegjësia publike në fakt nuk është ballafaqim publik dhe spektakël medial, është përgjegjësi dhe kryerje e punëve ndaj qytetarëve që kanë votuar dhe në këtë pikë ai ka dështuar në çdo hap dhe po kërkon fajtorin diku tjetër”, ka thënë analisti politik Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat