“Kosova do ta humbë veriun dhe nuk do ta marrë as Luginën”

Politika

“Kosova do ta humbë veriun dhe nuk do ta marrë as Luginën”

Nga: Zejnepe Bekteshi Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 23:48
Liqeni i Ujmanit

“Tendenca që në emër të mbrojtjes së të drejtave të komunitetit serb, të synohet destabilizimi i brendshëm apo ndarja janë sfida të cilat institucionet tona duhet të jene të vëmendshme dhe shumë këmbëngulëse për të mos lejuar një imponim të tillë në emër të çfarëdo kërkese për të normalizuar marrëdhëniet reciproke”, tha Armend Zemaj, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në deklaratat e tij për medie ka thënë se synimi i Kosovës është që të arrijë marrëveshje me Serbinë.  Një marrëveshje e tillë do t`i siguronte Kosovës ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe do të hapej perspektiva në integrime euro-atlantike, derisa është shprehur se është i vetëdijshëm për vështirsitë që janë në procesin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, ai beson fuqishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) sa i përket këtij procesi.

Thaçi ka përsëritur se, në kuadër të marrëveshjes finale midis Kosovës dhe Serbisë edhe komunat në Kosovën Lindore, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc do të bëhen pjesë e Kosovës.

Derisa presidenti e quan dialogun me Serbinë si historik dhe disa politikanë në Kosovë shfaqen skeptik lidhur me këtë, deputeti nga Nisma Social Demokrate Milaim Zeka, ka dhënë edhe “definicionin” e tij, mbi idenë e korrigjimit të kufijve.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të enjten në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat