Millaku: Lojërat që po i bënë Thaçi janë shumë të rrezikshme

Politika

Millaku: Lojërat që po i bënë Thaçi janë shumë të rrezikshme

Nga: Z. B. Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 14:59
Drita Millaku

Drita Millaku, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se së pari këta njerëz që përfaqësojnë Kosovën në dialog nuk e kanë mandatin për të dialoguar as për tu marrë vesh me Serbinë.

“Nuk duhet të ketë dialog pa u bërë analizë dialogut prej 2011. Nuk duhet të këtë dialog pa u ditë fati i të zhdukurve, pa u paguar dëmet e luftës, pa u kthyer pensionet e qytetareve, pa u kthyer dokumentacioni kadastral edhe gjithë arkiva e shtetit të Kosovës, pa u kthyer reliktet që janë marre nga muzetë e Kosovës, pra këto kanë qenë në platformën e 2011 dhe asgjë nuk është realizuar”, tha Millaku.

Ajo thotë se me Hashim Thaçin dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë do të humbë.

“Me Hashim Thaçin në dialog dhe me këtë grup që nuk dihet as çka përfaqëson, Kosova do te humbë edhe pjesën veriore të Kosovës dhe nuk do ta marr as Luginën”, shtoi deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku.

Millaku potencoi se “lojërat e Thaçit në bisedimet Kosovë-Serbi janë të rrezikshme edhe për rajonin”.

“Lojërat që po i bënë Thaçi janë shumë të rrezikshme për stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit, andaj jam e bindur që lojërat e tilla do ti stopoj qytetari”, përfundoi Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat