Ja kush qëndron prapa presionit për heqjen e taksës

Politika

Ja kush qëndron prapa presionit për heqjen e taksës

Nga: A.M Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:43
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, mendon se mbrapa presionit për heqjen e taksës qëndron Presidenti Thaçi dhe grupet lobiste në SHBA, që janë për ndarjen e Kosovës.

“Shumë e çuditshme po me duket çështja e taksës. Një shtet si SHBA të merret me taksen, po më duket shumë absurde. E, aq me pak për një shtet si Serbia. SHBA për Serbinë s'do të na bënte kurrë presion, e sidomos për diçka që ne kemi të drejtë. Kam përshtypjen që mbrapa presionit për heqjen e taksës qëndron Presidenti Thaçi dhe grupet lobiste në SHBA, që janë për ndarjen e Kosovës. Superfuqia me e madhe në botë SHBA, as që do t'i interesonte kjo gjë, dhe Serbia pa bërë asnjë zë do vazhdonte dialogun, me ose pa taksen”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Krasniqi shprehet se heqja e taksës ndaj Serbisë do të jetë në super avantazh ndaj Kosovës në bisedime.

Image
Faik Krasniqi

“Nëse marrëdhëniet tona me SHBA vihen seriozisht në pikëpyetje "për shkak të taksës, atëherë le të hiqet. Por, me heqjen e taksës Serbia do të jetë në super avantazh ndaj Kosovës në bisedime. Para heqjes se taksës duhet të bisedohet me amerikanët për vazhdimin e dialogut. Cili është qëndrimi zyrtar i SHBA-së për dialogun final Kosovë-Serbi. Nëse edhe amerikanet pajtohen sipas planit ruso-serb dhe Mogherini-Hahn për copëtimin e Kosovës, për hir të interesave të Serbisë, atëherë në dialog duhet të shkohet vetëm si spektator, por paraprakisht t'i tregohet e vërteta popullit. Pse thashë si spektator? Sepse nëse ata kanë vendosur për këtë plan dhe i kanë vizatuar kufijtë tanë, atëherë mos të ngelemi ne fajtor që po pajtohemi për copëtimin e Kosovës, për shkak se ashtu po dëshiron Serbia dhe Rusia!”, ka përfunduar Krasnqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat