Diplomati shqiptar: BE-ja bëri zhurmë për taksën, por nuk reagoi për bazën ushtarake në Nish dhe Vojvodinë

Politika

Diplomati shqiptar: BE-ja bëri zhurmë për taksën, por nuk reagoi për bazën ushtarake në Nish dhe Vojvodinë

Nga: D. B. Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 19:37
Ilustrim

Kosova është e izoluar dhe përveç se i kërkohet që të heqë taksën dhe toleroj Serbinë, kritikohet vazhdimisht për çdo veprim që vendos shtetësinë e saj. Sipas jush, Kurse nga ana tjetër Serbisë po i lejohet që të blejë aeroplanë ushtarakë nga Rusia pa as të vetmin problem, përderisa Kosova hasë në kundërshtime të tilla.

Diplomati Shaban Murati ka thënë për “Bota sot” se tani është krijuar një situatë absurde, pasi shteti agresor Serbia ndodhet në një pozitë diplomatike më të favorshme se sa shteti viktimë Kosova.

Sipas ti, çështja e taksës, e cila do të duhej të ishte marrë dhjetë vjet më parë dhe jo tani, është një e drejtë sovrane e  një shteti sovran.

Image
Shaban Murati

“Duhet pranuar se në BE, që bëri gjithë atë zhurmë për taksën, nuk argumentuan kurrë pse ajo është gabim, por vetëm kërkonin në mënyrë urdhërore heqjen e saj, vetëm për t’i bërë qejfin Serbisë së zemëruar. BE e aplikoi këtë qëndrim për taksën në vazhdim të politikës së paefektshme perëndimore për të joshur Serbinë, që të mos shkojë tek Rusia, pavarësisht se në dëm të  sovranitetit të Kosovës. Sepse është vërtet e habitshme që BE nuk ka reaguar asnjëherë ndaj veprimeve agresive dhe destabilizuese rajonale të  Serbisë. Madje  BE –ja nuk reagoi as për bazën ushtarake ruse të Nishit dhe as për bazën e re ajrore ruse të Vojvodinës. Nuk reagoi  as për manovrat e rrezikshme ushtarake të forcave zbarkuese ruse në territorin e Serbisë dhe as për blerjen e armëve të sofistikuara ruse, përfshirë edhe sistemet e raketave ruse”, ka thënë diplomati Murati.

Ai konsideron se BE-ja nuk reagoi as kur Serbia u bë shtet vëzhgues në aleancën ushtarake, të krijuar dhe të drejtuar nga Rusia, CSTO.

“BE-ja nuk reagoi as për rikthimin e gjithë garniturës kriminale ushtarake e policore të Millosheviçit në strukturat e sotme të shtetit serb dhe as kur shërbimi sekret serb bashkë me shërbimin sekret rus tentuan grushtin e shtetit në Mal të Zi apo kur Serbia ndërhyri direkt në krizën politike në Maqedoni. Po ashtu BE-ja nuk reaguar as për pushtimin de facto serb të Mitrovicës dhe as për provokacionet serbe të tipit të urës apo të trenit. Dhe tani krejt befas ngrihet në këmbë, për të kundërshtuar taksën e Kosovës, që si shtet sovran ka të drejtë t’ia vendosë Serbisë. Konstatojmë një politikë të njohur makiaveliane, që nuk merr në konsideratë kush ka të drejtë, por merr anën e të keqit, se i leverdis më shumë për momentin”, është shprehur diplomati Shaban Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat