Kërkim-falja e Thaçit nuk e zgjidhë misterin e komunikatës nr.59 - Bota Sot
Kërkim-falja e Thaçit nuk e zgjidhë misterin e komunikatës nr.59

Politika

Kërkim-falja e Thaçit nuk e zgjidhë misterin e komunikatës nr.59

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 14 shkurt 2019 Në ora: 21:11
Hashim Thaçi, Gani Geci

Plot dy dekada nga komunikata nr. 59 e lëshuar nga shtabi i përgjithshëm i UÇK, e cila linçonte familjen Geci, e veçanërisht ish deputetin e LDK-së, Gani Geci, nuk u zbulua kurrë se nga kush është shkruar.

Gani Geci e drejtonte vazhdimisht gisht drejt presidentit Thaçi, si autor i asaj komunikate, mirëpo ky i fundit asnjëherë nuk e pranoi një gjë të tillë.

Pas plot 20 vitesh, ish drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi kërkoi falje publike për atë komunikatë.

Ndërsa, Gjykatës Speciale i mbetet të zbardhë rastin nëse Komunikata nr 59 është shkruar në “Banchofin  e LPK-së së Zvicrës apo atë të Gjermanisë.

Kështu të paktën kanë deklaruar për gazetën bashkëbiseduesit që janë njohës të rrethanave të luftës. 

Çka thuhet në Komunikatën Nr. 59?

Në këtë komunikatë të Shtabit të Përgjithshëm më numër 59 thuhet: “Abedin Rexha u vra nga kolaboracionisti me damkë Gani Geci, i lindur në Llaushë, i cili edhe më herët e edhe gjatë ofensivës së fundit serbe, është parë i maskuar duke i prirë policisë serbe në masakrat që u kryen mbi popullin civil të Drenicës”.

Pas kësaj Komunikate të gjithë ushtarët e fshatit Llaushë kishin reaguar dhe thëniet e komunikatës nr. 59 i hedhin poshtë si krejtësisht të pavërteta, tendencioze e qëllimkëqija, duke dalë nga një klan dhe që kanë për qëllim njollosjen e luftëtarëve të devotshëm, siç është Gani Geci që nga fillimi i luftës dhe më parë.

Pasojat e komunikatës

Megjithatë, pas kësaj Komunikatë për familjen Geci jeta ishte shumë e vështirë. Ata ishin gjithmonë cak i sulmeve dhe shantazheve nga më të ndryshmet.

Një rast i rëndë me pasoja fatale ishte edhe 19 tetori i vitit 2001. Dita kur u vranë Bekim Kastrati dhe Bekim Dajaku.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën kombëtare "Bota sot")

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...