“Gjarprit do t`i mbesin në dorë këmbët e arushës”

Politika

“Gjarprit do t`i mbesin në dorë këmbët e arushës”

Nga: A.M. Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 21:22
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë për “Associated Press” është shprehur se momenti i mirë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë është viti 2019.

Lidhur më këtë çështje, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku për ”Bota sot” është shprehur se Thaçi është gjithmonë i gatshëm që të bëjë marrëveshje për herë të parë.

“Hashim Thaçi gjithmonë ka qenë i gatshëm të bëje marrëveshje dhe pazare me Serbinë s’është për herë të parë. Thonë një fjale e urtë ujku do mjegull e ky është shumë i shkathët t`i krijoj mjegullat e pastaj ato t`i shfrytëzon për interesat e veta personale, që kinse ky është i vetmi person që mundet. Deri më tani ende s’kemi një raport se çka është bërë me ato marrëveshjet që i bëri më herët për të dal te përfundimtarja”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Image
Drita Millaku

Po ashtu, ka deklaruar se  ëndrra e Thaçit për korrigjimin e kufirit nuk do të realizohet pasi që një gjë e tillë nuk do ta lejojnë qytetarët dhe se të gjitha këto manovrime po i bënë që të shpëtojë nga Gjykata Speciale.

“Ky me të vërtet është gjarpër me pseudonim por edhe gjarpër përnjëmend sa i përket asaj fjalës që thuhet gjarprit nuk i shihen këmbët. Por, si duket kësaj radhe do ti mbeten këmbët e arushës në dorë sepse ëndrrat e tij për korrigjim kufijsh nuk do të mund ta bën sepse janë qytetarët ata që nuk do ta lënë. Nuk kanë derdh gjak shqiptaret që ky të bëj pazare me Serbinë sepse se s'ia ka borxh askush. Të gjitha këto  manovrime po mundohet ti bëj për të shpëtuar nga Gjykata Speciale të cilën vet e themeloi”, ka përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat