Ish nënkryetari i LPK-së: Komunikatat nga numri 49 në emër të UÇK-së janë lëshuar nga grupi i z.Thaçi

Politika

Ish nënkryetari i LPK-së: Komunikatat nga numri 49 në emër të UÇK-së janë lëshuar nga grupi i z.Thaçi

Nga: D.Rr Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 09:06
Hashim Thaçi dhe Gani Geci

Dy ditë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar falje publikë Gani Gecit dhe familjes së tij për komunikatën e lëshuar me numër 59 nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kundër Gecit.

Gani Geci dhe familja e tij prej kësaj komunikate janë përballur me pasoja të mëdha, mirëpo 20 vjet më pas, del Thaçi dhe kërkon falje. Megjtihatë, Thaçi nuk ka treguar se kush e ka shkruar këtë Komunikatë, ndërsa familja Geci gjithmonë kanë thënë se nuk do të lajnë gur pa rrotullu derisa të zbardhet e vërteta e kësaj Komunikate.

Image
Muhamet Kelmendi

Për këtë çështje, ish nënkryetari i LPK-së, Muhamet Kelmendi, ka thënë për “Bota sot” se kërkim falja nga presidenti Thaçi është për t’u përshëndetur, mirëpo jo në kuptimin e ikjes nga përgjegjësia, duke shtuar se komunikatat nga numri 49 janë lëshuar nga grupi i Thaçit.

“Komunikatat nga numri 49 në emër të UÇK-së janë lëshuar nga grupi i z. Thaçi. Ndërsa, ajo se kërkon falje, është çështje pozitive, por jo në kuptimin e ikjes nga fakti se Drejtoria Politike nga muaji qershor i vitit 1998 i ka lëshuar tërë dokumentet e UÇK-së. Kjo duhet”, ka thënë Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat