Po e rrezikojmë miqësinë me SHBA-në

Politika

Po e rrezikojmë miqësinë me SHBA-në

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 15 shkurt 2019 Në ora: 19:25
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se ky përvjetor, vendin po e gjen duke trajtuar tema të dëmshme për sovranitetin dhe integritetin territorial.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, shefi i GP të LDK-së ka thënë se, në vend që të avancohet bashkëpunimi me SHBA-në, duke nënshkruar marrëveshje partneriteti strategjik, sipas tij, kjo miqësi tashmë po rrezikohet.

Duke folur për tarifën ndaj mallrave serbe, Hoti ka thënë se taksa është masë e merituar, por po ashtu është një masë populliste, e pa menduar mirë në momentin e marrë dhe e pa koordinuar me partnerët strategjikë, prandaj, ai konsideron se vendimi për tërheqje i takon atyre që e kanë vënë atë.

Hoti në këtë intervistë të gjatë, ka folur edhe për deklarimet nga Bashkimi Evropian rreth statutit të “Trepçës”, për mocionin për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”, për zgjedhjet e parakohshme, si dhe për bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Bota sot”: Kosova po mbush 11 vite që nga shpallja e pavarësisë. Si po e gjen Kosovën ky përvjetor?

Avdullah Hoti: Vlerësoj se janë bërë hapa të rëndësishëm në këto 11 vite, në veçanti në vitet e para pas shpalljes së pavarësisë. Rritja e numrit të njohjeve, në veçanti nga vendet e fuqishme demokratike, pastaj anëtarësimi në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare, Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe zhvillime të tjera, kanë mundësuar që Kosova ta ketë vendin e vetë në disa forume ndërkombëtare.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat