Korrupsioni në të gjitha hallkat e strukturave shtetërore, defekti më i madh në 11 vite pavarësi

Politika

Korrupsioni në të gjitha hallkat e strukturave shtetërore, defekti më i madh në 11 vite pavarësi

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 15 shkurt 2019 Në ora: 23:08
Riza Smaka

Data 17 Shkurt 2008 do të mbetet gjithmonë në mendjet e secilit shqiptar, pasi është data historike kur Kosova shpalli pavarësinë e saj. E këtë vit, Kosova shënon përvjetorin e saj të 11-të të pavarësisë. Në këtë përvjetor, për gazetën “Bota sot”, ka rrëfyer emocionet dhe momentin e shpalljes së pavarësisë, ish deputeti dhe anëtari i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Riza Smaka. Ai ka rrëfyer emocionet që ka pasur bashkë me kolegët e tij deputetë, në ditën historike, si dhe si e sheh Kosovën 11 vite pas asaj dite, kur Kosova u bë shtet i pavarur e demokratik.

“Bota sot”: Jemi në përvjetorin e 11-të të pavarësisë së Kosovës. Si e kujtoni 17 shkurtin e vitit 2008?

Riza Smaka: Isha një nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të legjislaturës së tretë dhe  kisha oportunitetin të  kam qenë një nga anëtarët e Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Më parë kisha  nderin të isha një nga anëtarët  e Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të miratuar në vitin 1990 në Kaçanik.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat