“Marrëveshja me Serbinë nuk është çështje e Presidentit”

Politika

“Marrëveshja me Serbinë nuk është çështje e Presidentit”

Nga: A.M. Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 18:08
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se momenti i mirë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë më 2019.

Njohësi i çështjeve politike, Ismet Haziri, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se çështja e dialogimit dhe e arritjes së marrëveshjes është imanente, por se a është momenti i mirë duhet elaboruar në gjerësi dhe thellësi.

“Shtetndërtimi i Kosovës është një proces që ka filluar që herët, shumë më herët se që disa mendojnë që me lindjen e tyre lindi “Jezu Krishti” dhe “Hasreti Muhamedi”. Gjatë këtyre proceseve si Kosovë dhe me bashkë sponzoruesit e Çlirimit dhe të  shtet ndërtimit të Kosovës shtet i kemi pasur baticat dhe zbaticat e brendshme diplomatike dhe politike. Shpeshherë na ka munguar vizioni, vullneti, pajtueshmëria apo koncenzuesi i gjerë politikë dhe besueshmëria në veti për të qenë konsistonte në procese dhe koheziv të situatave”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepë, ai ka shtuar se problem i veçantë që Kosovën po e stagnon dhe e mban pengë të zhvillimit është elementi i bindjes në “meritokraci”.

“Bartja e patriarkalizmit dhe primitivizmit politikë, tek politikëbërsit në Kosovë, se Kosova do të mbijetojë, zhvillohet e bëhet shtet, vetëm duke qenë këta në pushtet, e bënë Kosovën shumë stagnuse në ide, në njohuri të reja politike, diplomatike e gjeostrategjike, ngase shterja e energjive, resurseve, apo edhe demodimi i nxjerr të kaluarat nga loja dhe ecet me te rejat që koha i pranon. Pra, procesi i bisedimeve me Serbin dhe arritja e një marrëveshje nuk është çështje e Presidenti, e Kryeministrit, por është problem në veti e procesit të udhëhequr në mungesë të kredibiliteti profesional, intelektual, shkencorë, politikë dhe diplomatikë,  Kosovën, krejt paslufta e ka përcjellur me vendnumërime, me stagnime dhe vonesa, duke mos vepruar në kohën e duhur. Rivaliteti dhe armiqësia e brendshme, mos qëndrueshmëri qeverisëse dhe kthimi i proceseve ne zero, sikur që është pretendimi i tanishëm, janë humbje kohe dhe elementi”, ka theksuar Haziri për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se kohë e ka sjellë Kosovën në ketë pikë, ku situata gjeostrategjike, veprimi dhe influenca e forcave antishqiptare janë shumë të fuqishme.

Për më tepër, ai ka shtuar se Kosova pa arritur një marrëveshje me Serbin, asnjëherë nuk do të futet në agjenda zhvillimore.

Image
Ismet Haziri

“Prandaj, në ketë konstelacion duhet trajtuar edhe përshtatshmëri e arritjes së një marrëveshje me Serbin. Megjithatë ne si Kosovë e kemi vështirë të i paracaktojmë agjentë, ngase Ballkani Perëndimor do të jetë i përcaktuar nga të gjitha këndvështrimet  e reja të sferave të interesave të SHBA dhe Rusisë dhe shteteve tjera të fuqishme. Unë nuk ndajë të drejtën e paragjykimit për veten time, por e mendojë se diku në kancelarit laboratorike të këtyre shteteve që përpilojë strategji edhe është e vizatuar harta ballkanike si në kuptimin territorial, ekonomike, politikë dhe të hapësirës së shtrirjes së veprimeve e ndikimeve tjera që janë kompromis i marrëveshjeve për ndarjen e interesave. E vërteta është se hapësira është e ngushtuar, mundë të ketë edhe imponime për një marrëveshje të mundur, por koha edhe nuk është shumë e përshtatshme, ngase kemi pasur kohë e forca ma mbështetëse se tani për Kosovën. Problem në veti është se Kosova udhëhiqet nga një Qeveri e pakicës, e amputuar me një subjekt politikë që  nuk ka legjitimitet, opozita dhe në veçanti LDK po qëndron shumë jashtë, konsiderojë se ky është lajm i keq, ngas ka qenë parti e proceseve, e vendimeve dhe përgjegjësive, kështu që prolongimi i marrëveshjes do të ishte i mirë duke e shfrytëzuar çelësin zgjedhor, ku do të kishte qenë një pushim i mirë për Kosovën ne aspektin e konsolidimit për të dialoguar  dhe eventualisht për të arritur marrëveshjen.  Në të kundërtën ,krejt në fund, Kosova pa arritur një marrëveshje me Serbin, asnjëherë nuk do të futet në agjenda zhvillimore, e ky fakt po ka kosto me zbrazjen e Kosovës nga masa ma vitale- të rinjve”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat