“Çmimi i taksës nuk guxon të na kushtoj neve më shumë se Serbisë”

Politika

“Çmimi i taksës nuk guxon të na kushtoj neve më shumë se Serbisë”

Nga: A.M. Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 14:05
Ilustrim

Opinionisti Milazim Maraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se çmimi i taksës nuk guxon të na kushtoj neve më shumë se Serbisë dhe se kjo taksë nuk e mbron vendin nga copëtimi.

“Taksa 100% dhe heqja e saj!

•Taksa kishte kuptim deri sa ishte votim 100% i shqiptarëve.

• Çmimi i taksës nuk guxon të na kushtoj neve më shumë se Serbisë.                                                          

•Taksa doganore 100% nuk e mbron copëtimin e Kosovës.                                                                                                       

 • Partneriteti i sinqertë më SHBA është garant për aspiratat tona”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ak thënë se çështja e taksës doganore ndaj Serbisë vendosja dhe heqja e saj po trajtohet në forma dhe mënyra të ndryshme jo adekuate.

Image
Milazim Maraj

“Kjo taksë del të jetë një vendim nga një propozim e këtij apo atij politikani shqiptar. Kur kjo taksë u votua dhe u përkrah me arsye të fortë nga deputetet shqiptarë dhe u përkrah nga qytetaret shqiptarë dhe jo serb në Kosovë dolën më shumë emra që e paskan ,ideuar dhe propozuar dhe vetëm që sa nuk kërkuan mbrojtje me ligj të autorësisë së kësaj ideje tani me të “shenjët”. Tani kur në një letër të dërguar nga Presidenti i SHBA ku kërkohet heqja e kësaj takse si pengesë e dialogut me Serbinë, janë heshtur zërat e autorëve pretendent dhe tani faji i hidhet kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky i fundit tani sillet i pa fajshmi më këmbë të arushës në dorë. E tërë kjo farë hallakatje, po ndodhë përsëri për një vendim të marrë si në lojën e kapuçave”, ka shtuar ai për “Bota sot”.

Poashtu, Mavraj ka potencuar se  taksa për Kosovën dhe popullin e saj është shumë e arsyeshme madje nuk duhej të hiqej pa një analizë për efektet e saj negative në këtë fushë.

“1. Planin shëndetësor, Qeveria e Kosovës do të duhej të kërkonte sqarim profesional nga Instituti i Shëndetësisë së Kosovës për vdekjen e 3500 pacienteve në vit që janë jo serb nga kanceri në Kosovë.

2. Nëse duhet të kërkohen edhe ekspert të jashtëm për ta sqaruar shkencërisht këtë dilemë që po merr jetë njerëzish shqiptarë.

3. Çfarë lloj kanceri është me i shpeshtë dhe nëse është bakterial si mundë të bartet deri të pacienti?

4. Të behët analiza produkteve serbe që hyjnë në Kosovë dhe mundësia infektuese e tyre me bakterin e kancerit”, ka potencuar për “Bota sot”.

Gjithashtu, Mavraj ka thënë se për këtë dyshim ka plotë argumente të bazuara që Serbia ka zbatuar plane për zhdukjes masive të shqiptarëve.

“Pa u larguar shumë në histori po përmendim disa argumente: Zhdukja masive e shqiptareve të mbetur padrejtësisht brenda juridiksionit të Jugosllavisë vitet 1945-1955. Tifoja, Tuberkulozi,Variqella pas aksioneve “Vishak” dhe “Otkup” që kanë shërbyer si paramasa për sukses të operacionit të tyre për zhdukje masive të shqiptarëve. Ethet hemorragjike të bartura për mes të minjve në Kosovë. Prova e parë në familjen e Durmish Bytyqit,fshatin Nishor Komuna e Suharekës, virusi i njihet me emrin “Dubrava Beograd” nga ky virus kanë vdekur 8 anëtar kësaj familje. Ky është virus i izoluar nga instituti biologjik i Serbisë është i përafërt më virusin Krime –Kongo. Bartja e virusit “Dubrava Beograd”është provuar edhe në Rugovë dhe ka pas viktima por në arkivin e spitalit në Pejë nuk janë gjet shënime. Alergjitë e shkaktuare nga infuzionet prodhim i Serbisë madje edhe vdekja e pacienteve nuk është e rrallë. Para syve të Botës, Serbia ka helmuar 7000 nxënës, prindër dhe mësimdhënës në vitet e 1990 dhe nuk është helmuar asnjë nxënësve. Nëse mjekët shqiptarë nuk kanë guxuar të hulumtojnë në atë kohë sot nuk kanë atë rrezik. Përdorimi i helmeve kimike dhe agjensave biologjik të Serbisë kundër popullit shqiptarë në Kosovë janë diversione që përsëriten sa herë që Serbia vendos. Sjellja indiferente e qeveritarëve , dhe organeve tjera kompetente është për kritikë, sikur nuk po ndodhë asgjë. Kushtëzimi jo adekuatë për taksë është i pa bazë dhe mjaftë i dobët dhe po jep efekte te pa dëshiruara”, ka argumentuar ai për “Bota sot”.

Më tutje, Mavraj ka thënë se p osa të sqarohen dhe konstatohet zyrtarisht, këto të dhëna Kosova duhet të ngritë padi kundër Serbisë në gjykata kompetente ndërkombëtare dhe jo të bisedoj për heqje apo mos heqje të taksës doganore 100%.

“Shpjegimet serbe së kanceri shqiptarëve ju vjen nga Uraniumi i varfëruar si rezultat i bombardimeve nuk qëndron. Në këtë hapësirë të rrezatuara sipas teorisë serbe jetojnë se bashku shqiptaret, serbet, të tjerët që jetojnë në Kosovë duke përfshirë edhe ambasadat e akredituara në Kosovë, EULEKSI dhe KVORI. Por ata nuk po vdesin, nuk po vuajnë nga ky “rrezatim i uraniumit të varfëruar”.  Numri 3500 të vdekur në vit nga kanceri nuk përmban përqindjen e atyre që jetojnë në Kosovë. Serbia ngritë zërin për humbjet ekonomike që i ka shkaktuar taksa doganore 100%. Kosova duhet të kushtëzoj taksen doganore më ndërprerje e diversionit biologjik të Serbisë kundër popullit shqiptarë të Kosovës. Apo humbjet tjera ekonomike që Serbia i krijon Kosovës  pa ndërprerë Kosovës”, ka përfunduar Mavraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat