Smaka tregon se në cilat pjesë të Kushtetutës duhet të bëhen modifikime

Politika

Smaka tregon se në cilat pjesë të Kushtetutës duhet të bëhen modifikime

Nga: G.B Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 19:49
Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Anëtari i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Riza Smaka ka thënë se Kushtetuta është ligj suprem i shtetit, por që nuk mund të ketë akt ligjor perfekt.

Image
Riza Smaka

“Kushtetuta është ligji suprem i shtetit. Pra edhe Kushtetuta është akt ligjor por i pari dhe më i larti në shtet e si i tillë ju nënshtrohet imperativave të kohës për ndryshime, plotësime e përmirësime. Aq më parë kur nuk ka pasur, nuk ka as nuk mund të këtë akt ligjor perfekt. Jeta shoqërore, socio- ekonomike e politike për kah natyra është dinamike dhe karakterizohet me zhvillime të cilat vitruelisht nuk mund të parashikohen. Pra jeta shoqërore për dallim nga rendi juridik i shtetit është dinamike e aktet ligjore, pra edhe kushtetuta janë të karakterit statik. Rrjedhimisht dinamika e imponon statikën për të zënë hapin e kohës, për t’u përshtatur me dinamikën zhvillimore. Edhe gjatë aplikimit të akteve ligjore, pra edhe të Kushtetutës vërehen dispozita të paplota, të paqarta të cilat si të tilla duhet të ndryshohen, plotësohen e përmirësohen varësisht nga konteksti dhe kompleksi  i  rrethanave”, është shprehur ai për gazetën “Bota sot”.

Profesori Smaka ka thënë se Kushtetuta do të duhej të rishikohej dhe të konkludohet se në cilat pjesë duhet të modifikohet, derisa ka treguar se ku duhet të bëhen ato modifikime.

“Kushtetuta e vendit tonë do të duhej që të rishikohej në një vlerësim analitik dhe të konkludohej se ku e në të cilat pjesë kërkon modifikime e novelime. Për të qenë më i qartë në pyetjen e juaj, konsideroj se konkretisht do të duhej bërë modifikime e novelime të Kushtetutës në: Harmonizimin e teksteve të saj në shqip, serbisht e anglisht, Zgjedhjen e shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Strukturën e Kuvendit, Statusin e deputetit/es pas certifikimit të mandatit,  Zgjedhjen dhe shkarkimin e Presidentit, Zgjedhjen  e Qeverisë, Definimin dhe udhëheqjen e politikave shtetërore e të jashtme...Bazat themelore të sistemit zgjedhor...”, ka deklaruar Riza Smaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat