Përçarja e heshtur e Komandantëve

Politika

Përçarja e heshtur e Komandantëve

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 18 shkurt 2019 Në ora: 22:01
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

“Janë dy momente kyçe që konsiderojnë shpërfaqën thyerjen e thellë mes kryeministrit dhe kryeparlamentarit ditën e djeshme, e para mungesa e Kadri Veseli në homazhe, ku si rrallë herë kohët e fundit u panë kryeministri Haradinaj dhe presidenti Thaçi, dhe momenti i dytë ishte konfrontimi në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë politologu Preteni.

Taksa ndaj mallrave serbe po vazhdon të jetë “mollë sherri” për koalicionin qeverisës “PAN”, shkruan gazeta “Bota sot”.

I pari i qeverisë ripërsëriti qëndrimin e tij që tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, nuk do të hiqet.  Derisa, nga ana tjetër, kreu i PDK-së, njëherit edhe kryeparlamentar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, konsideron se raportet me SHBA-në janë të rëndësishme dhe se vendimi i Qeverisë Haradinaj tani për tani duhet të pezullohet.

Pas këtyre zhvillimeve, përfaqësues nga opozita kanë thënë se koalicioni aktual qeverisës është në krizë dhe kjo po reflektohet edhe në ditët e fundit. Prandaj, ata mendojnë se organizimi i zgjedhjeve të lira është rrugëdalja e vetme.

Derisa, nga shoqëria civile konsiderojnë se kryeministri Haradinaj po mbron njërin nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë Kosova ndonjëherë dhe që ka prekur direkt Serbinë përbrenda.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat