“Haradinaj, para dy opsioneve”

Politika

“Haradinaj, para dy opsioneve”

Nga: N.H Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:15
Ramush Haradinaj

Politologu Musa Preteni, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kryeministri Haradinaj gjendet para dy opsioneve.

“Në vazhdimësi që nga thyerja evidente në koalicionin qeverisës për çështjen e taksës 100% ndaj Serbisë e kam thënë që qeveria Haradinaj gjendet para dy opsioneve, e para heqja e taksës dhe vazhdimi i jetës së qeverisë apo rënia e qeverisë. Dy partnerët kryesorë të koalicioni qeverisës, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, tashmë kanë arritur pothuajse kulmin e konfrontimit të tyre, gjë që doli hapur në shesh ditën e shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë së shtetit të Kosovës”, ka thënë Preteni, për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Haradinaj po mbron njërin nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë Kosova ndonjëherë dhe që ka prekur direkt Serbinë përbrenda

Image
Musa Preteni

“Janë dy momente kyçe që konsiderojnë shpërfaqën thyerjen e thellë mes kryeministrit dhe kryeparlamentarit ditën e djeshme, e para mungesa e Kadri Veseli në homazhe, ku si rrallë herë kohët e fundit u panë kryeministri Haradinaj dhe presidenti Thaçi, dhe momenti i dytë ishte konfrontimi në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës”.

“Në seancë derisa Haradinaj ishte shumë më i kujdesshëm gjatë fjalimit të tij para deputetëve duke mos shpërfaqur ndarjen mes liderëve për temat kyçe, shumë më ndryshe u paraqit Veseli që paralajmëroi shumë qartë Haradinajn se nëse nuk lëshon pe qeveria do të bie. Për dallim nga Veseli, Haradinaj ka qenë konsistent në qëndrimin e tij për taksën që nga vendosja e saj, dhe unë konsideroj që Haradinaj po mbron njërin nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë Kosova ndonjëherë dhe që ka prekur direkt Serbinë përbrenda”, ka treguar ai.

Krejt në fund, ai konsideron se kjo gjendje nuk do të vazhdojë edhe gjatë.

“Kjo gjendje konsideroj që nuk mund të vazhdojë gjatë, njëri nga opsionet do të gjejë zgjidhje së shpejti”, ka përfunduar Preteni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat