Azem Syla pyetet për dy snajper të bardhë të kalibrit 338

Politika

Azem Syla pyetet për dy snajper të bardhë të kalibrit 338

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 14:08
Azem Syla

Murat Jashari, vëllai i Ismet Jasharit, komandant “Kumanova”, përmes një letre dërguar mediave këtë herë ka adresuar pyetje në adresë të deputetit të PDK-së, Azem Syla, me 104 pyetje të parashtruara.

Ja edhe 104 pyetjet në të cilat Jashari kërkon të përgjigjet Azem Syla, ish komandant i përgjithshëm i UÇK-së dhe ministër i Mbrojtjes në qeverinë e përkohshme të pasluftës.

1. z. Azem Syla, me çdo nxënës e nxënëse tuajën që kam pasur fatin t'i takoj, kam dëgjuar vetëm fjalë miradie për ju, apo jo?

2. Njeriu çdo fazë që e kalon në jetë, në tjetrën duhet të dalë më i pjekur, më i vëmendshëm e vigjilent, e sidomos kategoria e arsimit, a është kështu?

3. Si u bë që në momentin kur është dashur të jeni më i vendosur për integritetin tuaj, pra, më i vendosur për të ardhmen si njeri i pjekur, juve ju rrëmbeu mafia politiko-ekonomike-pushtetare-financiare, pra e parave, apo jo?

4. Çka është në pyetje te ju zotëri? Karriera pa kriter, lakmia për para, apo diçka tjetër?

5. A e di kur, ku dhe kush ishte në Mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së kur të zgjodhën Komandant të Përgjithshëm të UÇK-së?

6. Sa anëtarë të SHP të UÇK-së ishin kundër zgjedhjes tuaj në këtë mbledhje?

7. A keni pasur njohuri, që para zgjedhjes apo "vetëzgjedhjes" se sa përgjegjësi ka pasur detyra të cilën e keni marrë?

8. Shpati ishte Komandant i Përgjithshëm i SHP të UNÇSH-së, dhe me partinë në terren çliroi bashkë me forcat e veta Shqipërinë nga fashistët italianë e nazistët gjermanë. A ishte kështu?

9. Shpati me Shtabin e Përgjithshëm dhe me kryesinë e Partisë kishte nën kontroll gati të gjithë Shqipërinë. A ishte kështu?

10. Shpati gjatë luftës, më 8 nëntor 1941, e formoi Partinë, a ishte kështu?

11. Zotëri, ju kishit përvojë 16 vjeçare në Lëvizje dhe ekzistonte Lëvizja, a është kështu?!

10. Zotëri a e kishit veten nën kontroll gjatë luftës?

11. A të kanë treguar „shokët“ e Drejtorisë Politike për marrëveshjen e Crans Montana-s e cila ishte mbajtur më 28 qershor 1998, ndërmjet Richard Holbrook-ut dhe Bardhyl Mahmutit?

12. A e dinit se në pikën 3 të asaj marrëveshjeje thuhej: "LPK-ja nuk duhet të jetë krah politik i UÇK-së"?

Ndërsa në pikën 4 thuhej se "në terren, në Shtabe Lokale të Zonave, atje ku kishte kuadro drejtuese të LPK-së, duhej të largoheshin në një mënyrë ose në një tjetër", si dhe pika 5 e kësaj marrëveshjeje thoshte: "të gjithë ata idealistë, vetëm pse nderonin me grusht, etiketoheshin si "enveristë", andaj duhej që të largoheshin nga radhët e UÇK-së, pasi do të prishnin punë duke kërkuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë". A të kanë thënë „shokët“ e Drejtorisë Politike kështu dhe ju zotëri nuk kundërshtuat asnjërën nga ato pika? Apo jo?

13. “Shokët” tuaj të Drejtorisë Politike para luftës spiunonin dhe u burgosën e u vranë anëtarët e Shtabit Qendror të UÇK-së, ndërsa gjatë luftës me snajperat që i kam sjellë nga Zvicra u vranë djemtë e vashat më të mira, vetëm se ishin anëtarë të devotshëm të LPK-së dhe luftëtarë e çlirimtarë me mendje, shpirt e zemër, a ishte kështu?

14. Ju zotëri, si Komandant i Përgjithshëm, a jeni informuar nga Drejtori i Policisë së UÇK-së, se në burgun e Kleçkës janë kidnapuar dhe burgosur Behajdin Allaqi dhe Shaban Ramë Shala?

15. A e keni ditur se Behajdin Allaqi ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues të LPK-së dhe Sekretar Ndërlidhës i Këshillave të Rretheve të LPK-së?

16. A jeni i vetëdijshëm se katërshja mafioze e Drejtorisë Politike ua kanë shfrytëzuar idealizmin dhe naivitetin tuaj?

17. A ju ka informuar Xhavit Haliti dhe Ali Ahmeti se Shaban Ramë Shala se të gjitha informacionet të cilat i posedonte UDB-ja për ilegalen, ia ka treguar Behajdin Allaqit e ky shokëve tij, apo jo?

18. Pse nuk i keni dërguar në vend dy snajperë të bardhë të kalibrit 338 të cilët unë t'i dorëzova, një për Komandant Kumanovën (Ismet Jashari) dhe një për Flamurin, (Gafurr Elshanin)?

19. Kujt ua dhatë?

20. Lulit (Kadri Veselit)?

21. Unë, ata dy snajperë i pata blerë me porosi të Komandant Kumanovës. A e dinit ju këtë?

22. A e dinit se çka do të thotë porosia-urdhri i Komandantit?

23. Komandant Kumanova dhe Flamuri m'i kanë kërkuar ata snajperë për të vrarë komandantë të pushtuesit serb e jo që ju po me ata snajperë t'i vrisnit ushtarët më të mirë të lirisë. A ishte kështu?

24. Si e ndjeni veten më shumë, si profesor, ushtarak apo si pehlivan-politikan?

25. Kjo e fundit më duket se ju pëlqen më shumë sepse keni para "lluk-lluk", a është kështu?

26. Ah çka kishte qenë kjo "tenderomania"! Kjo po e zbuluaka shpirtin e zemrën e çdokujt, apo jo?

27. Si ministër i luftës, a e dinit se sa ushtarë lirie keni pasur në fronte?

28. Cila ishte mosha mesatare e ushtarëve të lirisë?

29. Sa ushtarë e eprorë ka pasur në terren nga shteti shqiptar?

30. Sa ushtarë lirie ke pasur në fronte nga trojet e Kosovës?

31. Sa ushtarë lirie ke pasur të Batalionit "Atlantik"?

32. Sa ushtarë lirie ke pasur nga internacionalja dhe nga cilët shtete?

33. A i keni ftuar ndonjëherë së bashku për ndonjë festë të Kosovo*1244?

34. Sa është numri i dëshmorëve të Kosovës?

35. Sa është numri i dëshmorëve të shtetit shqiptar?

36. Sa dëshmorë të trojeve të Kosovës janë vrarë në Kosovë me emblemë të UÇK-së?

37. Sa dëshmorë janë të Batalionit "Atlantiku"?

38. Sa dëshmorë janë të internacionales?

39. Ke qenë anëtar i LPK-së, a është kështu?

40. LPK-ja të ngriti deri në Ministër të luftës, a është kështu?

41. LPK-ja ka qenë nëna biologjike e të shenjtës Emblemë të të lavdishmes UÇK, apo jo?

42. Në qershor 1999, në Prizren, LPK-së iu bë atentat nga bijtë e saj, a është kështu?

43. Nënës tënde a është kështu?

44. Profesor i kimisë dhe ish-i burgosur politik dhe atdhetar para lufte, a është kështu?

45. Ushtar e komandant gjatë luftës, a është kështu?

46. Pse aq lehtë hoqe dorë nga LPK-ja?

47. Çfarë turpi pati bërë LPK-ja?

48. Pse aq fort ju kultivoi "dikush" që ta urreni LPK-në?

49. Çfarë gjuhe fliste ai "dikush"?

50. Gjuhën shqipe nuk e fliste, sigurisht që jo, a është kështu?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat