“Partitë e ‘komandantëve’ tri herë me radhë i dëmtuan marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në”

Politika

“Partitë e ‘komandantëve’ tri herë me radhë i dëmtuan marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në”

Nga: G.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 20:54
Flamuri i Kosovës dhe SHBA-ve

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se është hera e tretë që partitë e komandantëve që po vënë interesin personal mbi atë kombëtar.

Image
Bajram Gecaj

“Tanimë për të tretën herë radhazi në dy-tri vitet e fundit, partitë e "komandantëve" kanë provuar se interesi i tyre personal e grupor është përmbi atë kombëtar. Fillimisht, Presidenti Thaçi kishte provuar të shtyjë ligjin mbi ushtrinë pa aprovimin e miqve ndërkombëtar, në veçanti SHBA-të. Më vonë, të njëjtit akterë kishin provuar të shfuqizonin ligjin mbi Gjykatën Speciale, kur edhe ishin akuzuar nga ambasadori amerikan se po ua fusnin thikë pas shpine. Edhe tani, po këta akterë po rrezikojnë dhe po dëmtojnë marrëdhëniet tona esenciale me miqtë e dëshmuar të vendit tonë, në veçanti me SHBA-të, të cilët kanë dhënë mesazhe jashtëzakonisht të qarta se sjelljet e tilla do të dëmtojnë marrëdhëniet tona, të cilat janë më të rëndësishme se cilido individ apo parti politike”, ka vlerësuar ai.

Sipas Gecajt, tashmë marrëdhëniet janë dëmtuar dhe për këtë fajtore janë partitë në pushtet.

“Tanimë këto marrëdhënie janë dëmtuar, por të shpresojmë se nuk do të vazhdojnë të dëmtohen në pakthim. Fajtore për këtë janë të gjitha partitë në pushtet si dhe të gjitha institucionet shtetërore. Kryeneqësia e Ramush Haradinajt është vetëm njëra pjesë e gjithë kësaj katrahure”, është shprehur Bajram Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat