Ramush Tahiri tregon kush është fajtor për zbehjen e marrëdhënieve Kosovë-SHBA

Politika

Ramush Tahiri tregon kush është fajtor për zbehjen e marrëdhënieve Kosovë-SHBA

Nga: G.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 22:39
Ramush Tahiri

Politologu Ramush Tahiri, fajtore për zbehjen e marrëdhënieve Kosovë-SHBA e bën Kosovën, përkatësisht institucionet që nuk i harmonizojnë politikat me SHBA-të.

Sipas tij, kur bëhej fjalë për ushtrinë, kishte entuziazëm për përkrahjen amerikane ndërsa që njësoj nuk po ndodhë me taksën.

“Fajtore e kuptueshme që është Kosova, konkretisht institucionet e saja që politikat shtetërore nuk po i harmonizojnë me politikat strategjike globale e rajonale të SHBA-ve. E pandershme është që kur bëhet fjalë për formimin e Ushtrisë së Kosovës shteti dhe Qeveria të tregojnë entuziazëm me mbështetjen dhe përkrahjen amerikane me gjithë kundërshtimin e Sekretarit të NATO-s, ndërsa tash kur është fjala për kërkesën apo sugjerimin e SHBA-ve për pezullimin e taksës prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia e Bosnje e Hercegovina, institucionet shtetërore të deklarohen se Republika e Kosovës është shtet i lirë dhe sovran dhe vendimet i merr vet dhe se taksa ka të bëjë me Serbinë e Rusinë e jo me Amerikën. Një koncept i tillë për mendimin tim është megaloman, i papërgjegjshëm dhe shkurtpamës”, ka deklaruar Tahiri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat