I vjen pyetja Azem Sylës: Si ish-komandant i Përgjithshëm i UÇK-së pse nuk e ngrite zërin kurrë për...

Politika

I vjen pyetja Azem Sylës: Si ish-komandant i Përgjithshëm i UÇK-së pse nuk e ngrite zërin kurrë për...

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 18:10
Azem Syla

Murat Jashari, vëllai i Ismet Jasharit komandant “Kumanovës”, në pyetjet e radhës për Azem Sylën, e pyet atë se sa ka kushtuar e gjithë lufta çlirimtare e Kosovës, pasi ky atëherë është emëruar si Ministër i Mbrojtjes.

Jashari thotë se Syla, si Komandant i Përgjithshëm dhe Ministër i luftës a e posedoni Arkivin e luftës?

“Si ish-komandant i Përgjithshëm i UÇK-së pse nuk e ngritët zërin kundër burgosjes së ish-ushtarëve tuaj?”, pyet Jashari.

“Ju thoni se ndërkombëtarët janë pro shqiptarëve, a po? Pse ndërkombëtarët po na i rrëmbejnë me dhunë armët e lirisë? Pse ndërkombëtarët, sipas jush, miq të shqiptarëve, nuk po na lënë që të dalim në Referendum dhe të shprehemi si popull, duam apo nuk duam që t'i bashkohemi shtetit tonë? Pse Komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe Ministrin e luftës, Drejtoria Politike, e tani Kryesia e PDK-së e komprometojnë me tendera për ndërtimin e shkollave etj.? Pse dëshiron Zvicra që ta komprometojë Komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së? Si ish-komandant i Përgjithshëm i UÇK-së pse nuk e ngritët zërin kundër burgosjes së ish-ushtarëve tuaj? A mos keni qenë i zënë me ndarjen e tenderëve për ndërtimin e shkollave? Zotëri Komandant, para "aga" gjatë historisë nuk i kishin thënë askujt, a është kështu?”, këto dhe shumë pyetje të tjera mund t’i lexoni më poshtë.

51. Zotëri, si Ministër i luftës a e dini sa ka kushtuar e tërë lufta „çlirimtare“?

52. Pse jo?

53. Atëherë, pse u emëruat Ministër i Mbrojtjes i luftës, koston e të cilës nuk ishit në gjendje ta raportonit?

54. A e keni njohur biografinë (të kaluarën) e anëtarëve të G2-shit?

55. Pse jo?

56. Çfarë roli primar kanë pasur anëtarët e G2-shit?

57. A e keni njohur biografinë e Shefave të Mobilizimit të Zonave Lokale?

58. Pse jo?

59. Sa Shefa të financave kanë qenë të të gjitha Zonave Lokale?

60. Pse jo?

61. Sa Shefa të Logjistikës të të gjitha Zonave Lokale kanë qenë?

62. Pse jo?

63. A të kanë raportuar ndonjëherë Komandantët e Zonave Operative, G2, shefat e Logjistikës e të Financave?

64. Si Komandant i Përgjithshëm dhe Ministër i luftës, ju keni pasur për detyrë dhe obligim që t'i dinit këto të dhëna dhe t'i raportonit, apo jo?

65. Ju zotëri, a keni kërkuar që ata të raportojnë te ju?

66. Pse jo?

67. Si Komandant i Përgjithshëm dhe Ministër i luftës a e posedoni Arkivin e luftës?

68. Pse jo?

69. Kur gjeneratat dëshirojnë të shkruajnë për luftën e lavdishme të UÇK-së dhe Arkivin nuk do të mund ta gjejnë, çka do të thonë?

70. Pse ke qenë i papërgjegjshëm si Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së?

71. Pse e ke pranuar atë detyrë pasi nuk keni mundur t'i dilnit zot?

72. Katërshja mafioze e Drejtorisë Politike kanë parë e studiuar personalitetin tënd si naiv dhe të kanë lënë me emër në atë përgjegjësi të madhe dhe tani ju jeni bërë halë në sy i tyre, sikurse të tjerët, të cilëve tashmë po u kalben eshtrat?

73. Si Komandant i Përgjithshëm, kur UÇK u transferua në TMK, si u ndjetë?

74. Kur i dorëzuat armët e lirisë, si u ndjetë?

75. Pse nuk morët vendim të prerë që Serbia si okupatore t'i dorëzonte armët?

76. A e keni kuptuar tani, se pse vetëm ushtarët e lirisë duhet dorëzuar armët e lirisë?

77. Ju thoni se ndërkombëtarët na kanë detyruar që t'i dorëzonim armët e lirisë, pa e fituar lirinë. A është kështu?

78. Ju thoni se ndërkombëtarët janë pro shqiptarëve, a po?

79. Pse ndërkombëtarët po na i rrëmbejnë me dhunë armët e lirisë?

80. Pse ndërkombëtarët, sipas jush, miq të shqiptarëve, nuk po na lënë që të dalim në Referendum dhe të shprehemi si popull, duam apo nuk duam që t'i bashkohemi shtetit tonë?

81. Pse Komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe Ministrin e luftës, Drejtoria Politike, e tani Kryesia e PDK-së e komprometojnë me tendera për ndërtimin e shkollave etj.?

82. Pse dëshiron Zvicra që ta komprometojë Komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së?

83. Si ish-komandant i Përgjithshëm i UÇK-së pse nuk e ngritët zërin kundër burgosjes së ish-ushtarëve tuaj?

84. A mos keni qenë i zënë me ndarjen e tenderëve për ndërtimin e shkollave?

85. Zotëri Komandant, para "aga" gjatë historisë nuk i kishin thënë askujt, a është kështu?

86. Kthehu te nxënësit, se atje është historia, e jo te tenderomania, a është kështu?

87. UÇK-në e çarmatosët, ushtarëve të lirisë, rinisë e popullit mbas luftës ua vratë dinjitetin e krenarinë, a është kështu?

88. Luftën e lavdishme të UÇK-së e degraduat, a është kështu?

89. Zotëri, detyrën dhe rolin e kujt e keni kryer kundër popullit tuaj, ju me mafien e Drejtorisë Politike dhe të Kryesisë së PDK-së?

90. Jeni deputet i Parlamentit të Kosovo*1244, a është kështu?

91. Keni shumicën në Parlament, a është kështu?

92. Plus 10 vende të serbëve, a është kështu?

93. Sa dëshmorë serbë me Emblemë të UÇK-së kemi?

94. Asnjë, a po?

95. Po prej çetnikëve e narkomanëve serbë janë vrarë 2300 djemë e vajza të babës e nënës shqiptare, a është kështu?

96. Pse privilegjohen aq shumë serbët?

97. Pse nuk privilegjohen nga pushteti i Serbisë, shqiptarët në Kosovën Lindore?

98. Pse nuk bëni presion te ndërkombëtarët, që të njëjtat privilegje të serbëve në Kosovë t'i kenë shqiptarët në Kosovën Lindore?

99. Kush po ju pengon për ta bërë këtë?

100. Kryesia e Parlamentit?

101. Kryesia e PDK-së?

102. Deputetët serbë?

103. Serbët në Qeveri?

104. Apo padronët?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat