Ish-gazetari i luftës e pyet Thaçin: Kush të ndaloi ta vizitosh Mitrovicën veriore në qershor 1999?

Politika

Ish-gazetari i luftës e pyet Thaçin: Kush të ndaloi ta vizitosh Mitrovicën veriore në qershor 1999?

Nga: A.M Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 21:00
Hashim Thaçi

Publicisti Rexhap Shahu e quan shfaqje të shëmtuar dëshpërimi deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, për më tepër ai e ironizon këtë deklaratë të Thaçit.

“Është shfaqje e shëmtuar dëshpërimi nëse Thaçi thotë se idenë për korrigjim kufijsh ia ka dhënë Rugova. A shkoi dhe e pyeti në varr Rugovën.  A edhe në qershor 1999 Rugova ia dha idenë që të mos shkojë Thaçi në Veri të Kosovës, por të mjaftohet me zaptimin e zyrave në Mitrovicë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Shahu është shprehur se  presidenti Rugova nuk na ka thënë kurrë se do të japim territor Kosove Serbisë.

Image
Rexhep Shahu

“Rugova për fatin e keq të thaçave ka fole shumë pak, shumë qartë, shumë prerë, shumë trimërisht për Kosovën shtet të pavarur, në miqësi të përjetshme me SHBA, e hapur njëlloj si për Serbinë e Shqipërinë. Ne këtu kemi qenë të gjithë, nuk na ka thënë kurrë Rugova se do të japim territor Kosove Serbisë, vetëm nëse ia ka thënë Thaçit ndonjë ditë pas vdekjes së tij. Ne nuk kemi dëgjuar gjë. Kjo kacavjerrje e Thaçit tek Rugova është turp”, ka përfunduar Shahu  për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat