Krasniqi: PDK i frikësohet zgjedhjeve

Politika

Krasniqi: PDK i frikësohet zgjedhjeve

Nga: A.M. Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 21:00
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

Kohëve të fundit janë shtuar zërat nga zyrtarët se Partia Demokratike e Kosovës mund të ndërrojnë partnerin e koalicionit edhe nëse vendi nuk shkon në zgjedhje.

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, ka deklaruar për “Bota sot” se Partia Demokratike të Kosovës duhet të dëshmojë se nuk ka frikë që të shkoj në zgjedhje.

“PDK po thotë se nuk ka frikë të shkojnë në zgjedhje. Atëherë të na e dëshmojnë që nuk kanë frikë të shkojnë në zgjedhje”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi mendon se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe PDK-ja janë duke u frikësuar që të shkojnë në zgjedhje pasi që do pësojnë debakël.

“Por jo duke e ndërruar partnerin e koalicionit, në këtë rast AAK dhe Ramush Haradinaj, por prishur koalicionin dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kam bindjen që Veseli dhe PDK janë duke u frikësuar të shkojnë në zgjedhje, sepse e dinë që do pësojnë debakël!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat