Komandant Drini: “Djema mos u ngutni se do t'i vijë fundi çdo primitivizmi dhe agresivizimi

Politika

Komandant Drini: “Djema mos u ngutni se do t'i vijë fundi çdo primitivizmi dhe agresivizimi

Nga: Zef Kabashi Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 08:14
Komandant Drini

Kush kishte kërcënuar radiot lokale që të lëshojnë muzikë ditën e varrimit të Komandant Drinit? Kush kishte propaganduar se “Drini” kishte tradhtuar në kufi më 18 dhjetor të vitit 1998? Pse Komandant Drini akuzohej për dështimin e UÇK-së në luftimet në Vërrin të Prizrenit? Pse në Prishtinë mbahet  ende sekrete “dosja Drini” ? Të gjitha këto, gazeta “Bota sot”, ua risjell lexuesve në shkrimin ekskluziv që ishte botuar më 11 qershor të vitit 2000,pikërisht një muaj pas vrasjes së komandant Drinit.

Gjatë kohës kur ishte gjallë vetëm e kam ditur se ekziston diku një komandant “Drini”, por u desh që vetëm pas vdekjes së tij ta kuptoj se me të vërtetë kush ishte ai, edhe pse ndoshta dikush mendonte se ai nuk duhej të ishte më në mes të të gjallëve. Mijëra njerëz në varrimin e tij me të vërtetë bënë që shumë të thonë se sikur ta dinim se “Drini” ishte kaq i madh do ta ruanim vetë.

Ta them të drejtën edhe unw e kam menduar të njëjtën gjë kur kam parë tërë ata njerëz që dëshironin të shprehnin respektin e tyre dhe aty për aty më lindi vullneti që ta kuptoja se kush me të vërtetë ishte ky njeri dhe pse u vra. Në mendjen time u ktheva disa ditë prapa... E para që dëgjova ishte lajmi i emetuar në “Kosovapress” se “Drini” është vrarë nga dora e agjenturës sekrete dhe se vrasja e tij është vazhdimësi e vrasjeve të ish-komandantëve të UÇK-së, kishte thënë më pas dikush tjetër. Po, më herët është vrarë Besim Mala-Murrizi dhe shumë normal se mendimi i parë në kokat e shumëkujt mund të jetë kjo. Këtë madje e pohoi edhe angjencia për studime strategjike START-FOR në raportin e vet të datës 9 maj 2000. Por, aty madje, shkohet edhe më larg, ku “Murrizi” dhe “Drini” thuhet se janë vrarë për përzierje reket. Vetwm disa minuta më pas më bie në dorë gazeta “Rilindja”, në faqen e parë tregohet për vrasjen e Komandant Drinit, thuhet vetëm se “mw datën 18 dhjetor 1998 kur në pritën e ushtrisë serbe, në zonën kufitare të Pashtrikut u vranë 30 ushtarë të UÇK-së, “Drini” ishte komandant i atij njësiti dhe se ai shpëtoi”! Rasti i vrasjes së ushtarëve në kufi nuk kujtohej fort mirë, por nuk e dija se “Drini” kishte qenë në atë njësi qw e kishte kaluar kufirin atë ditë dhe aq më tepër nuk mund të kuptoja se çka dëshironte të thoshte artikulli në fjalë.

Image
Ballina e gazetës “Bota sot”, e datës 11 qershor të vitit 2000, lart paralajmërimi i shkrimit kushtuar Komandant Drinit, një muaj pas vrasjes së tij

Më habiti fakti se si artikulli nuk kishte përmendur as faktin se “Drini” kishte qenë komandant i ZOP-it, e se më pas kishte i angazhuar edhe në shkollat ushtarake të UÇK-së pranë Shtabit të Përgjithshëm e në ditët e fundit edhe anëtar i këtij shtabi, gjëra këto që i dinin pothuajse të gjithë. E tërë kjo nuk kishte kuptim, pos nëse autori dëshironte të thoshte se “Drini” ndoshta i kishte vënë shokët e vet në pritë!!! Për një ditë kisha para vetes tri versione të ndryshme – i pari se e kishte vrarë UDB-ja, i dyti se ishte e tëra punë mafiozësh dhe e treta se ai ishte tradhtar, e nuk vonoi shumë kuptova se nëpër Prizren veç kishin filluar të paraqiteshin pamflete nëpër mure në të cilat shkruante: “Djema mos u ngutni se do ti vijë fundi çdo privitizimi dhe agresivizimi!- Komandant Drini”, ishin këta të rinjtë e Prizrenit që ishin duke cituar fjalët e “Drinit”, e që jehonën më në madhe po e përjetoni menjëherë pas vdekjes së “Drinit”. Radiot lokale nuk emetonin program të rregullt, kurse i tëri qyteti veç ishte në një gjendje zie të pashpallur. Për njerëzit ai nuk ishte as mafioz, as tradhtar, por hero i vërtetë i tyre. Ky ishte versioni i katërt i thënë në heshtje. Atë moment e kisha vetëm një mendim në kokë. Çka leshin po ndodhë?

A kishte tradhtuar Komandat Drini më 18 dhjetor 1998?

Një ditë para se “Drini të varrosej Radio Prizrenit i arrijnë disa thirrje kërcënuese me mesazhin e qartë se nëse nuk lëshojnë muzikë gazmore dhe nuk e ndërpresin respektin, do të përfundojnë njëjtë sikur “Drini”. Fjalorin e saktë të përdorur nuk e dimë, por mesazhi ishte diçka i tillë dhe burim të sigurta na konformojnë se fjalori i përdorur ishte edhe më i ashpër. Nga burime tepër të sigurta që janë në përcjellje të kësaj ngjarjeje mësohet se zëri qw ishte kërcwnuar kishte një akcent mjaft të njohur për rrethinat e Prizrenit.

Po në të njëjtën ditë, disa lokale marrin kërcënime që të lëshojnë muzikë, në kohën kur të gjitha shitoret ishin mbyllur, dy-tri lokale ishin hapur dhe dikush manje edhe pinte(lexo:festonte).

Image
Faqja 8 e gazetës “Bota sot”, me shkrimin kushtuar Komandant Drinit

“Kjo na ka rënë në sy menjëherë”, tregon një burim anonim nga forcat e shumta të sigurisë atë ditë, “njerëzit mund të mendojnë se ne nuk vërejmë, por ne i shohim të gjitha...”, thotë më tej burimi ynë tepër i sigurte, duke shpjeguar punën e qindra trupave dhe të agjentëve të angazhuar atë ditë për të siguruar dhe për të përcjellë situatën, por edhe duke treguar se kanë njohuri dhe se ishin duke përcjellë veprimet e atyre që ato po tentonin të frikësoni njerëz. Burimi ynë më tej konfirmoi se  disa rrethe njerëzish propagandonin shumë se “Drini” kishte tradhtuar në kufi më 18 dhjetor! Këto thashetheme rreth ngjarjes në kufi nuk kanë pushuar për disa ditë dhe për ta kuptuar të vërtetën për 18 dhjetorin na u desh që ta gjejmë një burim mirë të informuar (nga shërbimi i kundërzbulimit i atyre ditëve) dhe të përzier direkt në tërë ngjarjen shumë të përfolur. A thua më të vërtetë “Drini i kishte vwnw ushtarët në pritë? Jo! Burimi ynë tregon se pas kësaj ngjarjeje, sipas procedurës standarde të shërbimit të kundërzbulimit (të UÇK-së), të gjithë  aktorët në këtë ngjarje janë intervistuar një nga një dhe nga secili janë marrë dëshmi për atë se çka ka ndodhur atë ditë më 18 dhjetor 1998. “Drini” madje as nuk ka qenë komandant i kolonës, komandant ka qenë Mujë Krasniqi-Kapuçi, kurës “Drini” ka qenë vetëm në njësitin vëzhgues së bashku me një oficer tjetwr të shquar. Njësiti i tij ka qenë i pari që është formuar në Kosovë dhe me të hyrë ka vwrejtur pajisje të shumta të përgjimit dhe shenja konkrete të pritës.

Njësiti vëzhgues është kthyer prapa dhe nga Mujë Krasniqi- Kapuçi është kërkuar që të ktheheshin dhe të hynin në Kosovë ndonjë ditë tjetër, sepse terreni nuk dukej i sigurt. Burimi ynë thotë se Mujë Krasniqi kishte qenë tepër kategorik që të vazhdohej, përkundër rrezikut dhe ka thënë se kush kthehet s’ka çka të kërkojë më në ushtri. Pas kësaj kolona është nisur dhe është futur në Kosovë dhe pas disa kilometrash ecjeje ka vërejtur se në tri anë ështw i rrethuar prej ushtrisë serbe.

Atëherë Drini dhe disa oficerë të tjerë i sugjerojnë Kapuçit që të hyjnë në Kosovë me luftë, por ai refuzon me arsyetimin se do të kishte shumë viktima dhe pas pak kolona ndahet në dysh. Në ata që vendosën të kthehen e që ishin nën komandën e “Drinit” dha oficerëve të tjerë. “Drini” ka qenë ai i cili personalisht i pari e ka ndezur “Zolen” dhe më pas me luftë kanë thyer rrethimin dhe kanë hyrë në Kosovë.

Në anën tjetër Mujë Krasniqi me trupat e tjerë është kthyer prapa dhe në ndërkohë gjatë marshimit të tij, ushtria serbe e ka mbyllur kufirin duke e vënë atë në rrethim të plotë. Kështu në kthim e sipër kolona bie në kurthën serbe dhe Mujë Krasniqi me mbi 30 ushtarë vritet. Pas kësaj ngjarjeje njësitë e zbulimit të UÇK-së, e hetojnë në hollësi rastin dhe këto hetime tregojnë se “Drini” më së paku ka pasur faj në atë ndodhi tragjike. Menjëherë më pas “Drini” emërohet komandant i ZOP-it, që edhe e rikonfirmon këtë pafajësi të tij, përfundon burimi ynë. Disa burime të tjera të involvuara dirket në ngjarjen në fjalë na rikonfirmojnë trimërinë e treguar të “Drinit” në momentin kur më luftë ka thyer rrethimin e forcave serbe dhe me sasi të mëdha të armatimit ka hyrë në Kosovë.

Naim Maloku: Ekrem njerëzit sikur ti popujt tjerë i ruajnë

Përkundër kësaj propagandë të heshtur në përpjekje për ta diskredituar personalitetin e tij “Drini” ishte gjithnjë e më i popullarizuar.
Prizreni me rrethinë po e shprehë ndjenjën e vet më të madhe të solidaritetit së parë ndonjëherë. Ishte ky disponimi i qytetarëve të Prizrenit që më bëri që të përpiqesha e ta kuptuar se pse prizrenasit po e respektonin këtë njeri, këtë njeri të cilin gjithnjë e mbaj në mend vetëm si një burrë të heshtur, që pothuajse nuk vërehej fare në rrugë sit ë ishte një me të vdekshmit e tjerë. Biseda me qytetarë të shumtë, bashkëluftëtarë  dhe njerëz që janë  nëpër Prizren gjatë  ditëve të fundit të ushtrisë serbe, ma bëri  të qartë se pse. Gjatë luftës Prizreni me të vërtetë nuk ishte dëmtuar nga ushtria serbe, por arsyeja se pse kjo kishte ndodhur qëndron vetëm në faktin se serbët e Prizrenit e quanin “Carigrad”(Qyteti i Perandorit) duke aluduar drejtpërdrejt në Dushanin dhe si të tillë në njëfarë forme e ruanin  për vete duke menduar se do të arrinin ta fitonin luftën. Me kapitullimin de facto të Milloshoviqit në fillim të qershorit kur finlandezi Ahtisari I tha:Po, në ditët e fundit ndryshoi ky disponim dhe para se të tërhiqeshin, serbët bënin plan që me Prizrenin të bënin siç kishin bërë me qytetet e tjera. Realizimi I këtij plani veç filloi të ekzekutohet, në momentet kur trupat e KFOR-it po hynin në lagjen e “Bazhdarhane”, serbët dogjën disa shtëpi. Në atë moment nën komandën e “Drinit” disa batalione të UÇK-së marshojnë drejt qytetit dhe shpesh gjenden në largësi prej 10 metrash prej ushtrisë dhe policisë serbe. Serbët mund ta digjnin qytetin por nuk do shpëtonin pa luftë të fortë.

Kuptimi i këtij automatikisht më kujtoi raportin e STARTFOR-it ku thuhej se “Drini” kishte kërkuar “ryshfet” gjë e tillë që ishte e pavërtetë, përkundrazi ishte “Drini” ai i cili madje ka nxitur zemërimin e disave që kanë luftuar publikisht ata që përdornin emrin e UÇK-së, dhe merrnin para nga afaristët. Nuk kanë qenë të rralla prononcimet e komandant “Drinit” në lidhje me këtë. Përpos kësaj Bashkëluftëtarët “Drinin” e përshkruanin si njeri të qetë e që numër një e kishte ruajtjen e ushtarëve mbajtjen mirë mend të gjithçka. Komandant “Drini” ishte oficer që nuk i frikësohej luftës në vijën e parë, edhe dy herë u plagos në këtë betejë. /Vijon                                                                                

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat