Profesori i njohur: Thirrja e Albin Kurtit që tronditi Hashim Thaçin

Politika

Profesori i njohur: Thirrja e Albin Kurtit që tronditi Hashim Thaçin

Nga: D. B Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 13:26
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Liderin i VV-së, Albin Kurti është njeriu i cili e sheh më së miri realitetin në Kosovë.

Kështu ka vlerësuar profesor Dr. Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Albin Kurti është njeriu i cili po përballet me baticat dhe zbaticat politike në Kosovë.

Sipas tij, të tillët më shumë po e dëmtojnë Kosovën të udhëhequr nga Klanet e ndryshme mafioze të cilat e kanë kap shtetin deri në ngulfim, sesa që po e ndihmojnë.

Image
Profesor Dr. Binak Maxharraj

“Që sa vite është në luftë më ta, por figura me tragjike e Kosovës është sot Presidenti i saj Hashim Thaçi i cili ka rrëshqitur fortë thellë në ujërat e agjenturave dhe spiunazheve të huaja sllav-ruse-serbe në dëm të Kosovës. Prej se ky njeri ka ardhur në skenën politike Kosova nuk e pa dritën e vetë, dhe nuk e shijon lirinë e vet për të cilën u flijuan shumë dëshmorë. Kosova pati fatin më të keq që e nxori në sipërfaqe këtë bastard njeri. Thaçi që sa kohë po e udhëheq dialogun me Serbinë pa kurrfarë transparence, po kurrfarë invencioni dhe dije, pa kurrfarë patriotizmi për vendin e vetë. Ai si kalorësi i pa ndalur po fishkllone nëpër Kosovë së bashku me Baton Haxhiun dhe Edi Ramën, po e masin Kosovën, dhe po ia vnojnë syrin se ka të ndajnë Kosovën, sikur të ishte pronë e tyre”, ka thënë profesor Maxharraj.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi nuk la gur pa rrotullua gjithandej kah shkojë vetëm e vetëm që të lobon për idenë e moçme serbe për ndarjen e Kosovës, në vend se të lobojë për sjelljen e ndonjë njohje.

“Ky njeri i solli shumë te këqija vendit në Marrëveshjet me Serbinë, dhe bëri marrëveshje pa kurrfarë platforme, bëri marrëveshje pa kërkuar bile as kërkim falje për krimet qe i ka bërë në Kosovë, për  dëmet që i ka shkaktuar Serbia, si dhe mbi krimet mbi popullsinë civile. E tillë ishte edhe Marrëveshje e Asociacionit dhe ajo e Demarkacionit me Malin e Zi ku Kosova humbi 82 mijë hektar tokë, me ç’rast ai vetëm e bëri lëmsh krejt Kosovën me rrena e dallavere se ky kufij do të korrigjohet. Por edhe pse kaluan gati një vit ende nuk ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim, pasi Thaçi gënjente popullin duke thënë se: “ Ky është kushti për liberalizimin e vizave, e viza nuk janë ende askund, bile as deri ne vitin 2020 nuk do të këtë viza pa e luftuar korrupsionin i cili e ka gllabëruar Kosovën”, ka thënë profesor Dr. Maxharraj.

Sipas tij, lideri i LVV, Albin Kurti, këto ditë e tronditi Thaçin me thënien e tij se: ”As dëshmorët ndër varre po u ngritën, nuk kanë të drejtë të falin tokë Kosove”. Ishte kjo thirrja dhe tronditja më e madhe që dikush ti drejtojë shkatërruesit të shtetit tonë, duke tentuar që ta ndanë tokën Dardane me Serbinë fashiste, gjenocidiale.

“Të gjithë jemi të tronditur nga situata e krijuar në Kosovë, pasi në këtë shtet askush nga pushtetarët nuk flet me njëri-tjetrin për të mirën e Kosovës aty ku do duhej, por bëjnë politik vetëm për sy e faqe në “Facebook”.

Andaj me të drejtë mund të them se i vetmi lider është Albin Kurti ai që e ngriti zërin e arsyes që të ndalet më e keqja, e cila po i përgatitet Kosovës nga Hashim Thaçi më klikën e tij. Është e pandershme ti thuhet popullit në stilin e tij, se nëse nuk arrihet Marrëveshja me Serbinë do të pësoj i tërë Ballkani. Por kjo nuk është e vërtetë, pasi nuk do të pësoj Ballkani. Lideri i Vetëvendosjes si njeriu më i pëlqyer sot në skenën politike Albin Kurti, po bënë çmos dhe të pamundurën, sepse ai me Serbin nuk bisedon në stilin e Hashim Thaçit, kur asgjë nuk kërkon nga Serbia. E krejt çka kërkon Serbia, Hashim Thaçi  ia jep pa fije turpi, sikur të ishte pronë e vetja”, ka thënë profesor Dr. Maxharraj.

Ai konsideron se Albin Kurti këtu e ngritë zërin duke kërkuar që në nivele të vendit i krejt spektri politik të unifikohet që ti parashtronte kërkesat kundër Serbisë, sepse Serbia nuk ka aspak të drejtë që të kërkon asgjë më në Kosovë.

“Duke e pasur parasysh gjenocion ndaj Kosovës, Serbia nuk ka më se çfarë të kërkojë në Kosovë. Por këtë ia mundësoi Hashim Thaçi që shtatë vjet duke mos ia parashtruar Serbisë, asnjë kusht për të bëmat e saja në Kosovë gjatë luftës të cilën e ka bërë tokë të djegur, duke vrarë dhe përdhunuar nënat dhe motrat tona. Albin Kurti kërkon që Kosova të jetë më e përkushtuar ndaj Serbeve të Kosovës sepse ata janë të pushtuar, dhe të zap5tuar e të kapur nga Beogradi, dhe Serbia të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga Serbet e Kosovës. Nuk është dashtë që dialogu të bëhet me Beogradin, por me Serbet e Veriut, si kusht për normalizimin e gjendje atje, sepse Beogradi me qëllim nuk e bënë këtë. Beogradi atje nxitë xixa kundër Kosovës, me qëllim që ta destabilizojë Kosovën se sa që e ndihmon. Pra, Presidenti i Kosovës duhet largohet nga ideja për ndarjen e Kosovës, sepse tanimë kjo ide ka dështuar,  dhe nuk e përkrah askush, madje as ndërkombëtarët e as vendoret. Pra Thaçi ka humbur në skllotën dhe baltën e Kosovës, që as “dëshmorët nga varret po të ngriheshin nuk do ta lejonin të falet tokë Kosove” por do ta kapnin dhe shkatërronin surratin e Hashim Thaçit, dhe do ta merrnin me vete në varr”, ka thënë profesor Dr. Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat