Deputeti i LDK-së: Marrëveshja me Serbinë do të jetë e imponuar

Politika

Deputeti i LDK-së: Marrëveshja me Serbinë do të jetë e imponuar

Nga: D. B Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:29
Imet Rrahmani

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani ka thënë për “Bota sot” se kjo e ashtuquajtura faza finale e dialogut u lansuar me plot enigma dhe si duket do të vazhdojë edhe më tutje pa u bërë transparente pothuajse asgjë.

Sipas tij, vet bartësit e përgjegjësive institucionale nuk janë as korrekt, e as transparent në mes vete se lëre më me opozitën dhe publikun e gjerë.

“Ndryshe si mund të shpjegohen deklarimet e çakorduara dhe aspak konsistente, kur brenda ditës tri institucione deklarohen ndryshe, plus deklarimet u dallojnë nga koha në kohë. Një marrëveshje e cila po pretendohet se do të përfundoj me njohje reciproke, me zgjidhje të dhimbshme, e balancuar dhe e tempuar në kohë, nuk pres se do të kënaq interesat por do të jetë e imponuar. Nëse nuk do të imponohen zgjidhjet, atëherë unë nuk besoj se Kosova dhe Serbia mund të merren vesh për ndonjë gjë. Duke qenë kështu jo transparente unë nuk kam ide se përse sivjet mund të kemi një marrëveshje më të favorshme se sa vitin e ardhshëm. Por, nëse është se neve po na diktohet një agjendë e paracaktuar në kohë, atëherë shpejt partnerët në qeveri përfshirë edhe presidencën duhet të flasin me një zë përfshirë këtu edhe taksën e cila si duket me kalimin e kohës, do të humb efektin e arritur kur u vendos dhe do të i shërbej individëve ose grupit të caktuar politik”, ka thënë deputeti Imet Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat