“Lufta e paparë e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinaj”

Politika

“Lufta e paparë e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinaj”

Nga: D. B Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:45
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë se Hashim Thaçi duke qenë spiun i francezëve, tani ka hall se si të përmbyll misionin e caktuar nga shërbimet serbo-franceze.

Sipas tij, i ndikuar nga këto shërbime Thaçi nuk ka se si mos të jetë i detyruar të kryej porositë e tyre, të cilat kanë si qëllim ndarjen e Kosovës.

“Duke e ditur krejt skenarin serbo-francez kryeministri Haradinaj ka vu taksën si parandalim për copëtimin e vendit. Në këtë mes po zhvillohet një luftë e paparë politike mes Hashimit dhe Ramushit, që të dy në pole të kundërta të kësaj çështje. Thaçi me çdo kusht dëshiron të arrijë marrëveshje në këmbim të imunitetit nga Gjykata Speciale. Pra Thaçi ndodhet në pikën kritike të misionit të tij si spiun i shërbimeve të huaja, e të cilat për interesa gjeopolitike të tyre kërkojnë ndarjen e vendit. Prandaj, taksa duhet të qëndroj si parandalim të bisedimeve me Vuçiqin e që qojnë në ndarje”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat