Isufi: Ne duhet ti mbrojmë interesat e popullit

Politika

Isufi: Ne duhet ti mbrojmë interesat e popullit

Nga: D. B Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:30
Ahmet Isufi

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se janë në pritje për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse obligative ligjore e cila ka si epilog njohjen reciproke në mes të dy shteteve.

“Ne duhet ti mbrojmë interesat e popullit e të shtetit tonë e me këtë garantojmë edhe paqen në rajon por jo duke u bërë shërbyes të paqes në dëm të interesave të vendit tonë siç ka ndodhë deri më tani duke arritur marrëveshje që kanë sjellë më shumë komplikime se sa normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Paralajmërimi për marrëveshje për kompromise dhe për ndërrim territoresh apo korrigjim është e rrezikshme që kjo pikërisht qon në krizë të rajonit”, ka thënë deputeti Isufi.

Sipas tij, platforma është tani në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe do të shqyrtohet dhe do të votohet nga deputetët që i jep mundësi ekipit negociator të prezantohet i përgatitur në dialog.

“Nuk ka më dialog me agjenda dhe tema që të tjerët imponojnë por tani kemi platformë që duhet ti përmbahet ekipa negociuese e votuar në Kuvend” ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat