Thaçi me ide të Dobrica Qosiqit dhe Ivica Daçiqit për kufijtë

Politika

Thaçi me ide të Dobrica Qosiqit dhe Ivica Daçiqit për kufijtë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 22 shkurt 2019 Në ora: 22:21
Albinot Maloku

Në një intervistë ekskluzive për ““Bota sot”” politologu Albinot Maloku, ka thënë se Sovraniteti shtetëror i Republikës së Kosovës është i lënduar prej vitesh, sidomos në veriun e saj. Kjo për faktin se Komunat me shumicën serbe që shtrihen në veriun e vendit, pavarësisht përparimit në kuptimin e shtrirjes së pushtetit nga ana e Prishtinës zyrtare, lidhjet i kanë ende të forta me Beogradin zyrtar. Maloku ka folur edhe për idenë e Presidentit Thaçi për  korrigjimin të kufijve, e cila sipas tij buron nga akademiku serb Dobrica Qosiq.

“Bota sot”: Si e vlerësoni koalicionin Qeveritar dhe opozitën në këtë rast? Dhe a mendoni se duhet të jap dorëheqje në këtë kohë kjo qeveri?

Maloku: Partitë që e përbëjnë koalicionin qeverisës, veçmas ato më të mëdhatë, kanë një ngjashmëri me njëra tjetrën. Pra, për nga përmbajtja ky koalicion vjen i natyrshëm dhe konsideroj që përkundër mosmarrëveshjeve, hë për hë, po arrin ta mbajë veten. Ky është perceptim i jashtëm, ndërsa kur flasim për rezultatet e punëve të këtij koalicioni, gjithçka lë shumë për të dëshiruar. ‘Ngecjet’ në krahasim me ‘lëvizjet’ janë shumë më të shpeshta. Njëmbëdhjetë vite pas pavarësisë, si asnjëherë më parë, kemi stagnim njohjesh për shtetin e Kosovës. Po ashtu shfaqet një tendencë për hapje të çështjeve për të cilat nuk është menduar se mund të ndodhin. Ndërkaq ato që ndërlidhen kryekëput me mirëqenien e qytetarit, po lëvizin ngadalë, për të mos thënë aspak drejt premtimeve që janë dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Koalicioni qeverisës në rrugëtimin politik, sa për opozitën që e kemi, ka për ta përfunduar mandatin pa problem. Pra, LDK e cila e prezanton si opsion ngjitjen e saj drejt bashkëqeverisjes dhe LVV e vetme, nuk besoj se me veprimet e tyre, mund t’ia shkurtojnë mandatin kësaj qeverie. Në këto rrethana, i vetmi opsion i rrëzimit të qeverisë, është prishja e koalicionit, gjë që është pak e gjasshme të ndodh shumë shpejt. Nuk jam duke thënë që kjo qeveri e ka të garantuar rrugën drejt përfundimit të mandatit të cilin ia garanton kushtetuta, natyrisht jo! Gjasat që të kemi zgjedhje të parakohshme janë të mëdha, por ato nuk do të ndodhin para vjeshtës së këtij viti.

“Bota sot”: Si e shihni faktin se sovraniteti i vendit nuk po mund të shtrihet mjaftueshëm në veri?

Maloku: Sovraniteti shtetëror i Republikës së Kosovës është i lënduar prej vitesh, sidomos në veriun e saj. Komunat me shumicën serbe që shtrihen në veriun e vendit, pavarësisht përparimit në kuptimin e shtrirjes së pushtetit nga ana e Prishtinës zyrtare, lidhjet i kanë ende të forta me Beogradin zyrtar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat