Alarmon analisti politik: Ngjarje të rënda e presin Kosovën, do të humbasim edhe shumë territore

Politika

Alarmon analisti politik: Ngjarje të rënda e presin Kosovën, do të humbasim edhe shumë territore

Nga: N.H Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Edhe një muaj bëhet një vit prej kur është ratifikuar në Kuvend marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, bashkë me aneksin që parasheh korrigjimin e saj.

Ndërsa, deri më tash asnjë hap nuk është marrë nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili deklaron se kjo bëhet për arsye strategjike.

Lidhur me këtë, analisti politik, Faton Mehmeti, duke folur për punën e deritanishme të Qeverisë Haradinaj lidhur me korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, ka thënë se skenari i përmbyllur me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi ishte mashtrim.

“I gjithë skenari për të përmbyllur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi ishte mashtrim. Si i tillë edhe po del të jetë, pasi u bën një vit dhe nuk ka asnjë lëvizje në rishikim të gabimeve. As që pritet të ndodhë një gjë e tillë, pasi marrëveshje veç se është nënshkruar. Demarkacioni me Malin e Zi mbetet ndër plagët e Kosovës, pasi humbja e territorit nuk kthehet me pas”, ka thënë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Ai me tej alarmon duke thënë se më e rënda pritet të ndodhë me Serbinë, aty ku Kosova, sipas tij, pritet të humbas edhe me shumë.

Image
Faton Mehmeti

“Më e rënda pritet të ndodhë me Serbinë, aty ku Kosova pritet të humbas edhe më shumë. Kosova i fali 1 për qind territor të saj Malit të Zi, e cila nuk kthehet. Fatkeqësisht, mashtrimet e Thaçit për gjoja rishikim nuk pritet të ndodhë, me Kosovën që është tkurrur territorialisht”, ka përfunduar analisti politik, Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, kujtojmë se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e demarkacionit një vit më parë ishte zhvilluar nën tensione e masa të shtuara të sigurisë.

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, tentonte që ta pengonte ratifikimin e demarkacionit përmes hedhjes së gazit lotsjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat