Një vit nga marrëveshja e Demarkacionit, korrigjimi nuk nis ende me Malin e Zi

Politika

Një vit nga marrëveshja e Demarkacionit, korrigjimi nuk nis ende me Malin e Zi

Nga: N.H Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 10:47
Ilustrim

Në mars të vitit të kaluar, me 80 vota për, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës kishte ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje ishte zhvilluar nën tension e masa të shtuara të sigurisë.

Ani pse edhe pak ditë bëhet një vit nga kjo marrëveshje bashkë me aneksin që parasheh korrigjimin e saj, Qeveria “Haradinaj” edhe me tej nuk e ka bërë as edhe hapin e parë lidhur më ketë çështje.

Opozita konsideron se demarkacionit ishte keqpërdorur në mënyrën më të pandershme të mundshme për të marrë pushtetin, diçka që fatkeqësisht shprehen se edhe ia kishin dalë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Besa Baftiu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur për seancën kur ishte ratifikuar kjo marrëveshje.

Image
Besa Baftiu

Deputetja e opozitës konsideron se kanë qenë të bindur se shteti i Kosovës po humbë 8200 hektar, andaj edhe për këtë kishin votuar kundër.

“Qëndrimi ynë ka qenë dhe është i qartë sa i përket demarkacionit me Malin e zi. Grupi ynë parlamentar ka votuar kundër sepse kemi qenë të bindur se Kosova humb 8200 hektar tokë”, ka thënë deputetja e opozitës, për gazetën “Bota sot”.

Me tej, Baftiu ka shtuar duke thënë se nuk kanë besuar në korrigjim pas miratimit të kësaj marrëveshjeje.

“Ne nuk kemi besuar në korrigjimin që do të ishte i mundur pas ratifikimit të kësaj marrëveshje”, ka përfunduar deputetja e Partisë Socialdemokrate, Besa Baftiu, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat