Murat Jashari: Kush ma vrau vëllain, Ismet Jasharin?

Politika

Murat Jashari: Kush ma vrau vëllain, Ismet Jasharin?

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 12:26
Ismet Jashari - Kumanova

Vëllai i Ismet Jasharit – komandant “Kumanovës”, Murat Jashari nëpërmjet një letre publike të botuar për herë në gazetën e shtypur “Bota Sot” ia ka parashtruar disa pyetje kohë më parë figurave qendrore të PDK-së, si dhe të disa politikanëve në Maqedoni, me qëllim të nxitjes së debatit, zbardhjes së të vërtetave të luftës në Kosovë e në Maqedoni, për vrasjet, krimin e organizuar dhe plaçkitjen e fondeve për luftën.

Nëse i pafuqishmi sulmohet nga i çmenduri dhe jeta e tij vihet në rrezik, nuk i mjaftojnë vetëm fjalët qetësuese e bindëse ndaj sulmuesit, -sepse siç thotë populli “shkon për shpirt të viçit”. Por, i pafuqishmi duhet në çdo moment të jetë i përgatitur dhe t´i përgjigjet me vetëmbrojtje, të çmendurit me të gjitha mjetet. Kështu, e kam perceptuar në jetë mbrojtjen e personalitetit. -E njëjta vlen edhe për popujt e pushtuar.

Populli shqiptar ka qenë vazhdimisht (për gati 3000 vjet) i sulmuar nga të çmendurit e shumtë, nga barbarët, nga pushtuesit, të cilët kanë lakmuar trojet shqiptare.

Gjatë këtyre shekujve të pushtimit nga grabitësit e trojeve shqiptare, çdo gjeneratë shqiptare është përpjekur të vetëmbrohet dhe t`iu përballojë pushtuesve gjakatarë.

Suksesi më i madh në vetëmbrojtje nga pushtuesit ka qenë, kur shqiptarët e kanë kuptuar se vetëm si të organizuar dhe të armatosur si popull mund të mbrohen dhe të ngadhënjejnë. Sa më shumë të ngrihet vetëdija e popullit të pushtuar për t´u mbrojtur si kolektivitet, dhe sa më i ashpër me metodat e saj të jetë pushtuesi, populli i pushtuar detyrohet në mënyrë të organizuar të mbrohet dhe të luftojë robërinë.

Vetëmbrojtja e organizuar e popullit të pushtuar, lind vetvetiu idenë e organizimit për t´u çliruar.

Në pushtimin klasik,-siç i ka ndodhur popullit shqiptarë (jashtë shtetit londinezë), idealistët dhe atdhedashësit gjetën forca e mirëkuptim për bashkim e organizim të Lëvizjes së mirëfilltë për çlirim të popullit të tyre të pushtuar.

Varrmihësit

-Dhe, kjo Lëvizje si forcë e mirëkuptimit dhe bashkimit u arrit më 17.01.1982 nga tri organizata atdhetare të kohës, e cila u përgjakë nga dora e zgjatur e pushtuesve gjakatarë. Si rrjedhim - me të drejtë, njëri nga protagonistët e këtij organizmi Kombëtar, (I. Kelmendi) këtë bashkim e quajti «LËVIZJA (Lindje e përgjakur)».

Pas vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, më 17.02.1982 ulen e bisedojnë „udhëheqësit“ e Organizatave (ku kishte qenë anëtar i thjeshtë, Jusuf Gërvalla dhe jo në organet vendimmarrëse,-sipas Sabri Novosellës.

-Z. Sabri Novosella dhe z.Abdulla Prapashtica me varrmihësit e tyre. Më vonë më 15.05.1982 edhe z. Xhafer Shatri (që pretendonte se është pasardhës i Kadri Zekës), u “bashkua” me këta dy të parët. Ky “bashkim” ka pasur baticat dhe zbaticat e veta.

- Jam dëshmitar i kohës...

Organet “propaganduese” “Zëri i Kosovës”, njëri në format të madh që dilte në Suedi (S. Novosellës) dhe tjetri me format gazete që dilte në Zvicër (Xh. Shatrit) kanë shkruar shumë pak, për të mos thënë asgjë për pushtimin klasik të Kosovës dhe të trojeve tjera të Kosovës nën Maqedoni e nën Mal të Zi. -Në gazetat e tyre me të njëjtin emër, (pra, ‘Zëri i Kosovës’) e kontestonin njëri tjetrin, me akuza e kundër-akuza, bërtisnin e çirreshin duke thënë se ne jemi, udhëheqës të Organizatës. Duke u marrë me vetveten ata nuk gjenin kohë të organizonin bashkatdhetarët tanë që “përkohësisht” punonin jashtë atdheut. Barometër i të gjitha këtyre veprimeve është e shenjta Kohë.

-Koha na ka bindur se kush i ka hedhur këta dy frymorë - me dy këmbë, me surrat njeriu, në perëndim dhe pse…?!

Organizimi i mirëfilltë i masave u bë në korrik të vitit 1987 me mbajtjen e Mbledhjes së parë të Përgjithshme të Organizatës. Nga grupi i organizimit të kësaj Mbledhje - për siguri të mbledhjes, na kishin caktuar:

Bexhet Luzhën, Ismet Abdullaun dhe mua (Murat Jasharin).

Në këtë mbledhje u zgjodhën organet drejtuese - legjitime (vertikale e horizontale) nga delegatët dhe organizata u emërua ‘Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës’ (LPRK).

Ngritje në formim

Kur isha student në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Shkup, shpeshherë na vinte një i moshuar, flokëbardhë, me disa shkrime të shkruara me dorë. I lexonte rrjedhshëm poezitë që i kishte shkruar vetë. Kureshtja dhe interesimi për poezitë e bukura, dhe për fjalët e tij të mençura më bëri që këtë plak ta ftoja edhe në banesën time, që e kisha në një podrum të një shtëpie familjare. Pronari i shtëpisë ishte rom dhe ish-informbyroist dhe ish i burgosur politikë.

Plaku më pyeti se nga jam, kur i tregova se nga vija, nuk hezitoi të vinte me mua. Plaku, flokëbardhë Asllan Hasani, anëtar i NDSH-së, ish i burgosur si nacionalist shqiptar me akuzë - se kishte për qëllim ta bënte Shqipërinë. Ky plak flokëbardhë, në bisedë e sipër po më tregonte për imamin e fshatit tim (Orizare - Kumanovë) mulla Hajdar Jasharin: “Për të mos treguar shokët, nga dajaku tri herë Hoxhës i paska dalë deudenumi (zorra e prapanicës),-e të tjera tortura të tmerrshme në burgjet armike.”...

-Pas këtyre informatave që kisha për të fillova që, Plakun edhe më shumë ta respektoja. Por tani, jo vetëm që e respektoja plakun në Shkup, por edhe prej së largu në heshtje fillojë dashuria e respekti edhe më shumë për imamin e fshatit, Mulla Hajdar Jasharin.

-Plaku flokëbardhë e mësoi kohën kur unë i kryeja ligjëratat dhe gati 2-3 herë në javë vinte vetë tek podrumi, ku unë banoja. Kur më rrëfeu se çfarë hoxhe të fshatit kishim, me padurim prisja të vinte fundjava dhe të shkoja në fshat dhe për ta takuar hoxhën para se të shkoja në shtëpi. Kështu, edhe ndodhi, në vazhdimësi!

Hoxhën e bëra fortë shok, mësues të dytë, se vendin e Enver Hoxhës atëkohë as gjer më sot; nuk arrin kush ta zëvendësoj. Hoxha-Mulla, Hajdar Jashari, ishte magjistër i teologjisë, kishte qenë anëtar i KQ të NDSH-së, dhe përfaqësues i grupit ushtarak të Sul Hotlës, ishte idhull i idealit dhe sakrificës kombëtare, por edhe njerëzore.

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat