Ideja e rrezikshme që po e përkrah Thaçi çon në ndarjen e Kosovës

Politika

Ideja e rrezikshme që po e përkrah Thaçi çon në ndarjen e Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 24 shkurt 2019 Në ora: 20:27
Foto ilustrim "Bota sot"

“Kjo situatë është keqpërdorur nga Serbia, pasi Thaçi po e përkrah haptas korrigjimin e kufijve, që nënkupton ndarjen e Kosovës, një ide e rrezikshme. Njeriu që mburret se e shpalli Kosovën e pavarur, tash konteston kufijtë e këtij shteti”, ka thënë analisti politik Imer Mushkolaj.

Se presidenti i vendit Hashim Thaçi po e luan lojën politike serbe e dëshmon më së miri fakti dhe dëshira e tij, për ndarje të Kosovës.

Thaçi asnjëherë nuk e ka kushtëzuar Qeverinë serbe për dialog dhe për kërkim falje ndaj krimeve, të cilat i kanë bërë serbet, por ka kushtëzuar dhe vazhdon ta kushtëzojë vetëm qeverinë e Kosovës, me heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, dhe me lënien prapa të armiqësisë me Serbinë.

Haziri:  Përmes dialogut Thaçi po mundohet t`i realizoj interesat e tij

Opinionisti Nexhat Haziri, ka thënë se, që nga fillimi i dialogut, Thaçi nuk ka pasur dhe as nuk ka parashtruar ndonjë kusht ndaj Serbisë, qoftë për kërkim falje apo çështjen e personave të zhdukur nga lufta.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat