Haziri tregon planin e rrezikshëm të Thaçit për Kosovën dhe për të!

Politika

Haziri tregon planin e rrezikshëm të Thaçit për Kosovën dhe për të!

Nga: D. B Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 11:31
Hashim Thaçi

Opinionisti Nexhat Haziri, ka thënë se, që nga fillimi i dialogut, presidenti Hashim Thaçi nuk ka pasur dhe as nuk ka parashtruar ndonjë kusht ndaj Serbisë, qoftë për kërkim falje apo çështjen e personave të zhdukur nga lufta.

“Kjo dëshmohet edhe në marrëveshjet e arritura me Serbinë gjatë kësaj periudhe të dialogut, të cilat në të shumtën e rasteve nuk janë të favorshme për Kosovën, janë dëmshme që kanë prekur edhe substancën e shtetësisë së vendit. Kjo nuk ka qenë shqetësim i Thaçi pse vendi po dëmtohej dhe po bënte lëshime që koha po tregon se janë të pariparueshme dhe shumë problematike. Thaçi po ashtu e ka parë dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen që do të arrihet me çdo kusht, edhe me planin e vjetër serb të ndarjes së Kosovës në vija etnike që do të thotë zhbërja e shtetësisë së saj”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, Thaçi e ka parë këtë përmes të ashtuquajturit korrigjim kufijsh në mes Kosovës dhe Serbisë, si një rast të favorshëm për veten e tij për ta shpëtuar lëkuren nga drejtësia.

Image
Nexhat Haziri

“Thaçi është i vetëdijshëm se gjendet nën llupën e hetimeve nga institucionet e drejtësisë ndërkombëtare për veprimet e tij inkriminuese, sidomos pas periudhës së luftës. Një dialog me Serbinë ashtu siç e ka konceptuar Thaçi nuk i jap asnjë të mirë Kosovës, dhe duke e parë këtë se është në disfavor të vendit dhe në favorin e tij, ai po mundohet që këtë proces ta mbajë sa më të mbyllur dhe t`i jap vetës një legjitimitet se vetëm ai është i duhuri për të dialoguar me Serbinë. Pra, mendoj se këtu nuk ka më asgjë enigmatike, përmes këtij dialogu Thaçi po mundohet ti realizoj interesat e tij politike dhe karrieriste, e njëri nga ta është shmangja e Gjykatës së drejtësisë në raport me të”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat